Prof. Dr. Ferdinand Bego Diplomuar Biolog ne FSHN, UT (1988). Lektor titullar i lëndëve “Zoologji Vertebrore”, “Biodiversiteti dhe Ruajtja e tij” dhe “Metodat të Studimit të Faunës (Vertebrorët)”. Fushat kёrkimore: Taksonomia, përhapja gjeografike, ekologjia dhe ruajtja e gjitarëve të vegjël, lakuriqëve të natës, mishngrënësve të mëdhenj (Ariu, ujku, rrëqebulli) dhe lundërzës; Monitorimi dhe ruajtja e biodiversitetit; Planet e Veprimit apo Shpëtimit për llojet e rrezikuara të vertebrorëve; Ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre në ekosisteme, habitate dhe lloje; Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura. Autor dhe bashkëautor i mbi 50 artikujve shkencorë në revista shqiptare dhe të huaja dhe pjesëmarrës në mbi 50 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Autor dhe bashkëautor i shumë monografive dhe teksteve mësimore universitare. Ekspert i Biodiversitetit dhe Faunës në dhjetra projekte me organizata ndërkombëtare dhe kombëtare.
Anëtar i Bordit të Administrimit të Universitetit të Tiranës që nga Dhjetori i 2016 deri në Dhjetor 2021. Zv/Dekan për Projektet e Kërkimit Shkencor dhe Qendrat e Kërkim Zhvillimit që nga 2016 e në vijim. Anëtar i Komisionit për Biologjinë, Bujqësinë dhe Veterinarinë pranë Akademisë së Shkencave që nga 2019 e në vijim. Person kontakti shkencor për Shqipërinë për konventën EUROBATS.
Gradat dhe titujt akademikë
Doktor i Shkencave në Biologji, FSHN, UT (1997);
Fituar titullin "Prof. As" ne 2004;
Fituar titullin "Profesor" ne 2013
Lëndët:
Tekste mësimore
Monografi
Artikuj shkencorë (10 vitet e fundit):
Konferenca (10 vitet e fundit)
Raporte Teknike:
Fushat e interesit:
Projekte: