Bachelor në Shkencat Natyrore dhe Mjedisore / Natural and Environmental Sciences

Që prej vitit akademik 2022 – 2023 është hapur programi i ri i studimit në ciklin e parë Bachelor në “Shkencat Natyrore”dhe Mjedisore” / Natural and Environmental Sciences”, me diplomë të dyfishtë, midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia (Viterbo), Itali.

Struktura e programit, plani mësimor dhe përmbajtja e lëndëve janë të njëjta me ato të zhvilluara në këtë degë ekzistuese në Universitetin e Tuscias. Mësimi në këtë program zhvillohet në gjuhën angleze. Dy universitet angazhohen për të krijuar mundësitë që studentët e këtij programi (shqiptarë, italianë dhe të tjerë të mundëshëm) në fund të studimeve të pajisen me dy diploma, një nga Universiteti i Tiranës dhe një nga Universiteti i Tuscias. Dy universitetet angazhohen gjithashtu në krijimin e mundësive për mobilitete të studentëve midis dy institucioneve, ku studentë nga Universiteti i Tiranës të mund të ndjekin të paktën një semestër në Universitetin e Tuscias dhe studentë të Universitetit të Tuscias të mund të ndjekin të paktën një semestër në Universitetin e Tiranës. Tashmë, Universiteti i Tuscias ka siguruar disa bursa për studentët shqiptarë të kësaj dege, për të kryer një semestër studime në Universitetin e Tuscias. Gjithashtu, prioritet i këtij programi është edhe mundësia e këmbimit të stafit mësimdhënës midis dy universiteteve.

Ky program studimi synon të përgatisë specialistë me njohuri bazë mbi shkencat mjedisore natyrore në fusha të lidhura me biologjinë, kiminë, fizikën, gjeologjinë, mjedisin pyjor, mjedisin agrar, mjedisin urban etj.

Të diplomuarit në këtë degë mund të ndjekin studimet në ciklin e dytë (Master) në degë të ndryshme të Universitetit të Tiranës, si dhe universitete të tjera publike dhe private, në Tiranë dhe në rrethe, si dhe në vende të huaja të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, si në Menaxhim Mjedisi, Ruajtje Mjedisi, Biologji Mjedisi, Bioteknologji Mjedisi, Inxhinieri Mjedisi, Kimi Mjedisi, Gjeografi Mjedisi, Gjeologji Mjedisi, Pylltari Mjedisore, Agromjedis, Mjedis Urban, Planifikim Mjedisi etj.

Të diplomuarit në këto programe studimi mund të punësohen në institucione të lidhura me studimin, punën kërkimore, ruajtjen, mbrotjen, administrimin, menaxhimin dhe planifikimin e mjedisit, si në universitete, institute kërkimore, institute shërbimesh, administratë publike në nivel qendror dhe në nivel lokal, agjenci, inspektoriate, kompani private, organizata dhe shoqata vendase dhe të huaja që punojnë në fushën e mjedisit.

        
Për informacion të detajuar mbi planin mësimor të këtij programi mund të klikoni tek “Plani mësimor”. Per kriteret e pranimit mund të klikoni tek linku “Kriteret” dhe për kuotat e pranimit mund të klikoni tek linku “Kuotat”. 

 

Syllabus
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Dhembi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Koroveshi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta