Master i Shkencave në Mësuesi në Biologji për arsimin e mesëm e të lartë

Të përgatisë Mësues të Biologjisë për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML), por edhe më gjerë në Arsimin Parauniversitar të Përgjithshëm dhe Profesional. Këta mund të jenë, gjithashtu, edhe inspektorë të arsimit në drejtoritë arsimore të rretheve etj. specialistë të arsimit në institucionet arsimore të vendit (p.sh. IZhA).

Njohuritë dhe aftësitë që karakterizojnë profilin:

  • Aftësim profesional dhe pedagogjik i studentëve që do të punojnë si mësues të Biologjisë.
  • Aftësim praktik i studentëve për mësimdhënien në fushën lëndore të biologjisë.
  • Të transmetojë te nxënësit njohuri biologjike bashkëkohore që plotësojnë njohuritë bazë të fituara në ciklin e parë të studimeve.
  • Njohja e koncepteve bazë të kurrikulës së biologjisë në arsimin e Mesëm të Lartë.
  • Aftësimi i studentëve për problemet kyçe të formimit në fushën e edukimit mjedisor dhe shëndetësor.
  • Të zhvillojë te studentët aftësitë praktike për menaxhimin e klasës, zbatimin si duhet të kurrikulave të arsimit të Mesëm të Lartë dhe përdorimin e dokumentacionit shkollor.
  • Të aftësojë studentët për trajtimin e kujdesëm dhe të diferencuar psikologjik të nxënësve.
  • Aftësimi profesional i studentëve për një menaxhim të suksesshëm të mësimdhënies në shkollë.
  • Të realizojë formimin pedagogjik të studentëve me metodat dhe format e përparuara të transmetimit të njohurive biologjike te nxënësit e arsimit të Mesëm të Lartë dhe më gjerë.


Sipas kritereve ata mund të ndjekin kursin e doktoratës së Biologjisë Ruajtjes, në drejtimin e Edukimit Biologjik, apo në ndonjë institucion tjetër të arsimit të lartë në vend apo jashtë.

Syllabus