Prof.Dr. Klementina Puto
Përgjegjës i Departamentit

Departamenti i Bioteknologjisë i krijuar me VKM Nr. 562 të datës 22.8.2007 prej nëntë vitesh, në të tre ciklet e studimit sipas sistemit të Bolonjës ushtron veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore në përmbushje të misionit të tij në fushat e:

  1. Formimit universitar të studentëve dhe shkencëtarëve.
  2. Kërkimit shkencor bazë dhe të aplikuar.
  3. Shërbimet për të tretët, si dhe transferimin e njohurive dhe të teknologjisë, në fushat e bioteknologjisë, biologjisë molekulare dhe biodiversitetit.

 

Misioni i tij mësimdhënës e shkencor fokusohet në këto drejtime kryesore:

  1. Programi ofron një grup disiplinash për njohjen e strukturës dhe funksionimit të sistemeve biologjike.
  2. Njohjen dhe përdorimin e instrumentave teorike-praktike të domosdoshme për analizën, përdorimin dhe modifikimin e këtyre sistemeve për të përfituar të mira meteriale dhe shërbime për ekonomine, mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.
  3. Departamenti është i fokusuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Bioteknologjisë.
  4. Synon formimin e studentëve, duke lehtësuar bashkëpunimin e mëtejshëm me institucionet perëndimore.
  5. Përgatitjen e specialistëve të ardhshëm nga ana teorike dhe praktike në fusha të ndryshme lidhur me procese bioteknologjike, me synim punësimin e tyre në institucione publike apo private.
Programet Mësimore

Bachelor Bioteknologji
Me anë të Programit të Ciklit të Parë në Bioteknologji, synohet formimi i përgjithshëm të studentëve në bioteknologjitë konvencionale dhe ato molekulare me njohuri në: Njohjen e strukturës dhe funksi... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale
Programi ofron një grup disiplinash që synojnë formimin e studentëve në disa drejtime bazë të bioteknologjisë molekulare dhe industriale. Të detajuara, njohuritë dhe kompetencat e fituara do të jenë: ... Vazhdo leximin...

Master Profesional në Bioteknologji Mjedisore
Programi ofron një grup disiplinash që synojnë formimin e studentëve nga ana teorike dhe praktike, duke lehtësuar bashkëpunimin e mëtejshëm me institucione Perëndimore për vazhdimësinë e studimeve të ... Vazhdo leximin...