Master i Shkencave në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale

Programi ofron një grup disiplinash që synojnë formimin e studentëve në disa drejtime bazë të bioteknologjisë molekulare dhe industriale. Të detajuara, njohuritë dhe kompetencat e fituara do të jenë:

  1. Teknika dhe metodologji të bioteknologjisë molekulare, detektimit dhe diagnostikimit molekular;
  2. Teknika të përgatitjes dhe vlerësimit të preparateve indore të natyrave të ndryshme, në studimin në nivel citologjik dhe molekular të biodiversitetit;
  3. Teknika të vlerësimit dhe përzgjedhjes së mikroorganizmave me vlerë industriale dhe të metodologjive të fermentimit industrial;
  4. Teknika e procese industriale të bioenergjetikës;
  5. Teknika të shumimit me anë të kulturave qelizore dhe indore;
  6. Matja, vlerësimi, përpunimi i të dhënave të karakterit monitorues të mjedisit;
  7. Njohja me teknika të terapisë gjenike, biorehabilitim, detektimit të OMGJ-ve, bioteknologjisë mjekësore dhe farmaceutike, bioteknologjisë ushqimore etj.
  8. Njohja me parimet dhe aplikimet e nanobioteknologjisë në diagnostikën mjeksore dhe atë mjedisore.
  9. Paisja me aftësi praktike mbi teknikat e akuakulturës dhe bioteknologjisë detare.
  10. Në fund të studimeve kandidatët do të jenë të aftë të kryejnë punë kërkimore të pavarur në detyra të ndryshme zbatimi dhe kërkimi, duke përdorur me lehtësi edhe metodat matematike, informatike dhe statistikore.
Syllabus