Klaudio Peqini është pedagog pranë Departamentit të Fizikës prej viti 2014. Ai ka kryer studimet doktorale pranë këtij departamenti për periudhën 2015-2018. Këto studime janë përqendruar në përmirësimin e modeleve ekzistues apo ndërtimin e modeleve të rinj për të përshkruar variacionet kohore dhe hapësinore të fushës gjeomagnetike. Në të njëjtën kohë, pjesë e punës së tij doktorale ka
qenë ndërtimi i modeleve lokale, në shkallë vendi, për të analizuar variacionet e fushës gjeomagnetike. Në vijim, puna e tij është ravijëzuar në analiza statistikore të serive të fushës gjeomagnetike apo të serive me origjinë nga sisteme komplekse me natyrë të larmishme.
Gradat dhe titujt akademikë:
2011 Diplomë Bachelor në Fizikë. Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Universiteti i Tiranës
2013 Diplomë Masteri i Shkencave në Fizikë. Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Universiteti i Tiranës
2018 Doktor i Shkencave në Fizikë. Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Universiteti i Tiranës
2024 Profesor i Asociuar në Fizikë. Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Universiteti i Tiranës
Vizita shkencore
23-27.04.2017 Vizitë pranë Zentrale Anstalt für Geophysik und Geodynamik (ZAMG), Vjenë, Austria. Vizita është kryer në kuadër të projektit bilateral ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe ZAMG.
16-30.09.2018 Vizitë pranë qendrës koordinuese të International Center of Relativistic Astrophysics Network (ICRANet), Peskara, Itali.
http://www.icranet.org/report2018/Staff_VisitingScientists_GraduateStudents_2018.pdf
20-24.11.2021 Vizitë pranë Climate, Atmosphere and Water Resources Institute of the Bulgarian Academy of Sciences (CAWRI-BAS), Sofie, Bulgari.
21-25.07.2022 Vizitë pranë Politecnico di Bari si pjesë e programit Erasmus+
Pozicione shkencore
08.2021 Përfaqësues i Shqipërisë pranë International Association of Geomagnetism and Aeronomy (IAGA).
03.2019 Anetar i bordit editorial te SCIREA Journal of Physics.
Fushat e interesit:
Pjesëmarrje në projekte shkencore:
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Kurset: