Bachelor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike

Programi Bachelor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike ju mundëson të zhvilloni aftësi të thella ndërdisiplinore si në fushën e fizikës ashtu edhe në atë të shkencave kompjuterike. Thelloni dijet tuaja rreth botës fizike që na rrethon dhe përpunimit të informacionit në sistemet kompjuterike. Zhvilloni aftësinë tuaj të të menduarit kritik dhe rrisni efikasitetin e analizës përmes automatizimit. Diplomohuni me aftësi që kërkohen në një gamë të gjerë karrierash.


Diploma: Bachelor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike 

Kohëzgjatja: 3-vjet


 Programi “Bachelor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike” ka mision përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm të cilët zotërojnë kapacitetet e nevojshme dhe karakterizohen nga: etikë e lartë profesionale dhe kompetenca në manaxhimin e projekteve kërkimore dhe zhvillimore të zbatuara në fusha ndërdisplinore. Programi ju ofron një kurrikulë gjithëpërfshirëse që synon të përgatisë studentët për tu bërë profesionistë të ardhshëm në fushën e teknologjisë, mjekësisë, arsimit, industrisë, drejtësisë, financës etj. duke i pajisur ata me aftësitë e nevojshme nga fizika bazë dhe fizika e zbatuar (me profile që përputhen me prioritetet kombëtare si mjedisi dhe shëndetësia) të ndërthurura me njohuri nga shkencat kompjuterike për të vazhduar studimet master dhe karrierën profesionale. 

Programi materializon marrëdhënien e ngushtë midis fizikës dhe shkencave kompjuterike, duke i pajisur studentët me aftësi të avancuara për zgjidhjen e problemeve reale dhe aftësi për të menduar në mënyrë logjike dhe kritike për situata komplekse. Programi i studimit është organizuar në mënyrë të tillë që të ofrojë njohuritë bazë në: 

  • formimin klasik të fizikanit: fizikë të përgjithshme; eksperimentin në fizikë; fizikë teorike; fizikë e aplikuar;matematikë;
  • formimin klasik të informaticienit (shkencëtarit kompjuterik): algoritmikë; programim në gjuhë të ndryshme; databazë; programim Web; arkitekturë kompjuteri; manaxhim sistemi;
  • formimin e fizikanit të zbatuar: modelim të dukurive bazë të fizikës; njohje të metodave numerike në fizikë;  bazat e fizikës llogaritëse; fizikë mjedisi; fizikë bërthamore e zbatuar dhe mbrojtje nga rrezatimet; fizikë mjekësore dhe biofizikë.

Programi është i ndërthurur me lëndë të detyrueshme dhe lëndëve me zgjedhje për të cilat ju do të vlerësoheni përmes detyrave të kursit, laboratoreve/praktikave dhe provimeve përfundimtare ose përmes vlerësimit të vazhduar (detyra kursi, laboratore/praktika dhe/ose provime të pjesshme).

 

DEPARTAMENTI I FIZIKËS

Ju do të ndiqni studimet në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

https://maps.app.goo.gl/U9n8No5hhUt8Xr8g8


 

Departamenti i Fizikës, aktualisht drejton programe studimi në të treja nivelet:

 

Cikli i parë: 

  • Bachelor në Fizikë
  • Bachelor në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike

 

Cikli i dytë: 

  • Master i Shkencave në Fizikë (me disa profile)
  • Master i Shkencave në Fizikë me profilin Mësues Fizik për Arsimin e Mesëm të Lartë;

 

Cikli i tretë: 

  • Doktoratë në Fizikë (me disa profile/fusha studimi)

 

Departamenti i Fizikës përbëhet nga 25 anëtarë, nga të cilët 20 personel akademik me kohë të plotë (të gjithë me gradën Doktor i Shkencave dhe pothuajse gjysma me titullin akademik Profesor ose Profesor i Asociuar) dhe 5 personel ndihmës akademik.

 

Departamenti i Fizikës disponon salla/auditore për zhvillimin cilësor të leksioneve dhe seminareve dhe gjithashtu disponon një gamë të gjerë laboratorësh mësimor/shkencor:

Laboratori i Metodikës 1 & 2; Laboratori i Biofizikës; Laboratori i Elektromagnetizmit; Laboratori i Optikës; Laboratori i Fizikës së Mjedisit; Laboratori i Fizikës për degët biomjekësore; Laboratori i Fizikës për degën e kimisë; Laboratori i Termodinamikës; Laboratori i Elektronikës; Laboratori i Fizikës së Materialeve; Laboratori i Mekanikës; Laboratori i Informatikës

Departamenti i Fizikës në kuadër të marrëveshjeve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universitetit të Tiranës ka bashkëpunime me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Institutin e Shëndetit Publik, etj. Që nga Marsi i vitit 2024, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës janë zyrtarisht institucion bashkëpunuese me eksperimentin CMS (Compact Muon Solenoid) të CERN-it. Ky status do të jetë për 5 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe, do të jetë e mundur për studentët e departamentit të përfshihen në projektet kërkimore aktive në CERN. Kjo do të mundësojë integrimin e hershëm të të rinjve nga të gjitha nivelet e formimit në ambjentin ku zhvillohet kërkim shkencor pararojë. Studentët do të gjejnë një mjedis ngacmues dhe sfidues në mënyrë që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të bëhen konkurrues në shkencë dhe në tregun e punës. Pjesë e përfitimeve nga bashkëpunimi me CERN-in është edhe modernizimi i laboratorit të Informatikës me 20 workstation-s të rinj në një sallë të dedikuar e cila do të shërbejë si një “hub” inovacioni dhe kodimi ku studentët që do të zgjedhin Bachelorin në Fizikë dhe Shkenca Kompjuterike do të mësojnë bazat e programimit dhe të fizikës llogaritëse. Ndër të tjera ata do të zhvillojnë kërkimin shkencor edhe për CERN-in.

Studentët e programeve të studimit të FSHN-së kanë mundësi të shfrytëzojnë Bibliotekën e fakultetit me një sipërfaqe të përgjithshme rreth 700m2 e cila ka 56 vende studimi në fondin e hapur të librit. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, si pjesë e Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me AADF ka akses për abonimin në bibliotekën digjitale JSTOR e cila ofron më shumë se 12 milion artikuj të revistave akademike, 85000 libra dhe 2 milion dokumente në 75 disiplina.  Fakulteti i Shkencave të Natyrës, gjithashtu ka abonime në disa periodikë si: ASTM International; ASTM Compass abstract; Edward Elgar Journals; IOP Science; MSP Journals.


MUNDËSITË E KARRIERËS

 

Inkurajojmë dhe mbeshtesim “start-up” dhe “spinout” duke përfshirë nga studentët tanë në projektet kërkimore shkencore.


 

PRANIMI

Zgjidhni këtë program dhe bëhuni pjesë e Departamentit të Fizikës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. 

Kriteret e përzgjedhjes bazohen në kualifikimin e aplikantëve gjatë studimeve në shkollat e mesme/e lartë dhe lëndëve preferenciale si Fizikë, Matematikë, Informatikë dhe Kimi.


 

TARIFAT E REGJISTRIMIT DHE SHKOLLIMIT

Ju lutemi vini re se kjo është një përmbledhje e tarifave orientuese të regjistrimit dhe shkollimit të cilat mund të ndryshohen çdo vit.

  • Tarifa e regjistrimit: 1 600 Lekë
  • Tarifa e shkollimit: 25 000 Lekë/vit

Universiteti i Tiranës aplikon mundësi të shumta për të përftuar bursë studimi dhe subvencionim të tarifës së shkollimit.


 

KONTAKT

Keni një pyetje në lidhje me programin e studimit?

[email protected]

Syllabus
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Dhembi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Koroveshi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta