Programi i studimit “Bachelor” në Fizikë ka si mision kryesor t’i përgatisë dhe t’i pajisë studentët me njohuri të përshtatshme në fushën e fizikës, në atë të matematikës, informatikës si edhe në shkencat kompjuterike, të nevojshme për studime më të thelluara në ciklet pasardhëse të studimit.
Objektivat specifikë të programit të studimit përfshijnë:
- Përgatitjen shkencore të studentëve në fushat bazë të fizikës së përgjithshme, të aplikuar dhe asaj teorike si dhe pajisjen e tyre me njohuri nga matematika, nga shkencat kompjuterike dhe informatika, duke siguruar mundësi për progres të mëtejshëm në studimet e tyre.
- Përgatitjen profesionale të studentëve në aplikimin e njohurive të mësipërme në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë, në përshtatje të vazhdueshme me tregun e punës.
- Aftësimin e studentëve për të analizuar dhe gjykuar mbi fakte në situata të ndryshme.
- Zhvillimin e aftësisë së studentëve për të menduar në mënyrë kritike, për të qenë të suksesshëm në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë, si dhe për t’u bërë pjestarë të dobishëm të komunitetit në zhvillimet e tij demokratike.
- Njohjen e tyre me teknologjitë e reja.
- Rritjen e aftësisë së studentëve për të përditësuar dijet e tyre në fizikë, matematikë, shkenca kompjuterike dhe informatikë.
Kohëzgjatja normale e studimit është tre vjet.
Diploma që lëshohet është: Bachelor në Fizikë