Programi i studimit “Bachelor” në Informatikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentëtme njohuri bazë të informatikës dhe disiplinave mbështetëse të saj. Në përfundim të këtij cikli studentët të jenë të aftë për të ndjekur studime më të thelluara në ciklet e ardhshme të studimit si dhe të punësohen në pozicione të ndryshme teknike në njësi prodhimi dhe menaxhimi sistemesh informatike në sektorin publik e privat.
Objektivat specifikë të programittë studimit përfshijnë:
- Përgatitjen e studentëve në fushat bazë të informatikës teorike dhe të aplikuar duke siguruar progres të mëtejshëm në studimet e tyre.
- Përgatitjen profesionale të studentëve në aplikimin e njohurive tëinformatikës në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisënë përshtatje të vazhdueshme me tregun e punës.
- Aftësimin e studentëve për të analizuar dhe dizenjuar sisteme informatikenë funksion të fushave të ndryshme të shoqërisë
- Studentët të fitojnë njohuri bazë dhe të thelluara për një klasë të gjerë të teknikave të zgjidhjes së problemave reale informatike
- Studentët të fitojnë njohuritë bazë në shkencat kompjuterike rreth gjuhëve të programimit, sistemeve informatike, sistemeve të operimit, bazave të të dhënave etj.
- Studentët të fitojnë aftësi për të punuar në një ambient multidisiplinar
- Studentët të fitojnë aftësi për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve koncepte teknike.
- Studentët që përfundojnë programet e studimit të jenë të aftë të analizojnë, projektojnë, implementojnë një zgjidhje softuerike e orientuar nga objektet për probleme reale.
Mundësitë e punësimit
Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë si specialist informatike:
- Në administratën publike
- Në kompani implementimi zgjidhjesh informatike
- Në institucione bankare, telekomunikacioni, mjekësore
- Në ndërmarrje të ndryshme ekonomike.