Prof.Dr. Ilirjana Boci
Përgjegjës i Departamentit

Departamenti i Kimisë Industriale, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, është Departamenti i vetëm ndër të gjitha departamentet e tjera të universiteteve publike dhe private që është i specializuar në mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fushën e teknologjisë kimike organike, inorganike, inxhinierisë kimike, teknologjisë ushqimore e mikrobiologjisë. Misioni i tij mësimdhënës e shkencor fokusohet në këto drejtime kryesore:

Përgatitja e specialistëve për degë të ndryshme të industrisë kimike

  • Rritja e nivelit të cilësisë së mësimdhënies
  • Konsolidimin e mjaft arritjeve të punës shkencore në fushat e studimit të Departamentit, si dhe zgjerimi i tyre, sidomos në fushën mjedisore
  • Kualifikimi i punonjësve mësimor dhe stafit ndihmës pedagogjik, si dhe përmirësimi i teknikave të mësimdhënies me anë të përdorimit të pajisjeve dhe teknikave audiovizive bashkëkohore
  • Publikimin e punimeve shkencore që kryhen në Departament ose në bashkëpunim në revista të njohura të vendit ose në buletine periodike të huaja.

Për të arritur këto objektiva në tërësi e të tjera specifike sipas seksioneve të Departamentit të Kimisë Industriale, janë vënë detyra dhe objektiva afatshkurta e afatgjata, ku ndër më kryesoret renditen:

Rritja e shkallës së përvetësimit të dijeve nga ana e studentëve me anë të përmirësimit të teknikave dhe metodikës së mësimdhënies

  • Nxitja e të mësuar aktiv dhe në mënyrë të pavarur, duke i dhënë përparësi realizimit të punëve laboratorike, projekteve e detyrave të kursit dhe sidomos punimeve të diplomave.
  • Mbajtja dhe forcimi i lidhjeve të krijuara midis Departamentit të kimisë Industriale me departamente të tjera, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim të shkëmbimit të përvojës në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
  • Rritja e numrit të kandidaturave për Doktoraturë në fushat e studimit që mbulon Departamenti dhe të afërta me to.
Programet Mësimore

Bachelor në Kimi Industriale e Mjedisore
Në përfundim të programit studentet do të kenë përfunduar me një kulture te përgjithëshme dhe profesionale në fushën e Kimisë e Teknologjisë Kimike, ku gjenden të konkretizuara njohuritë fondamentale ... Vazhdo leximin...

Bachelor në Kimi dhe Teknologji Ushqimore
Në përfundim të programit studentët do të kenë plotësuar profilin kulturor me një kulture te përgjithëshme dhe profesionale në fushën e Kimisë së Ushqimeve, ku shkencat fondamentale të vitit të parë d... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në Kimi Industriale e Mjedisore
Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit është Specialistë në fushën e proçeseve industriale kimike, të vlerësimit të lëndëve të para, menaxhues i mbeturinave, specialist... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore
Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit: Specialistë të formuar në fushën e Shkencave dhe Teknologjive Ushqimore. Specialistë në menaxhimin e lëndëve të para dhe përpuni... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në Inxhinieria e Proceseve Kimike
Profili kulturor dhe professional i studentit në përfundim të programit: Specialistë të studimit, projektimit dhe menaxhimit te proçeseve dhe impianteve kimike te industrisë kimike, ushqimore, farmace... Vazhdo leximin...