- MISIONI I PROGRAMIT TË STUDIMIT BACHELOR “KIMI INDUSTRIALE DHE MJEDISORE”
- Përgatitja e specialistëve për degë të ndryshme të industrisë kimike
- Rritja e nivelit të cilësisë së mësimdhënies
- Përgatitja dhe kualifikimi pasuniversitar në nivel master dhe doktorate, i të diplomuarve në degën e kimisë.
- Konsolidimin e mjaft arritjeve të punës shkencore në fushat e studimit të Departamentit, si dhe zgjerimi i tyre, sidomos në fushën mjedisore
- Kualifikimi i punonjësve mësimor dhe stafit ndihmës pedagogjik, si dhe përmirësimi i teknikave të mësimdhënies me anë të përdorimit të pajisjeve dhe teknikave bashkëkohore
- Publikimin e punimeve shkencore që kryhen në Departament ose në bashkëpunim në revista të njohura të vendit ose në buletine periodike të huaja.
- Përmirësime në programet e studimit me qëllim krijimin e aftësive që përputhen me kërkesat e tregut të punës
- OBJEKTIVAT FORMUESE TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
Objektivat formues të programit 3-vjeçar të këtij kursi janë të orientuar drejt një formimi të studentit në fushën e Kimisë Industriale. Ndërkaq i hapur ndaj orientimeve të mëtejshme në kurse të nivelit të dytë, programi lejon studentin e diplomuar të futet në aktivitete pune që kërkojnë njohje të metodës shkencore, aftësi në përdorimin e metodologjive e mjeteve të ndryshme bashkëkohore. Për të arritur këto objektiva në tërësi e të tjera specifike sipas seksioneve të Departamentit të Kimisë Industriale, janë vënë detyra dhe objektiva afatshkurta e afatgjata, ku ndër më kryesoret renditen:
- Rritja e shkallës së përvetësimit të dijeve nga ana e studentëve me anë të përmirësimit të teknikave dhe metodikës së mësimdhënies
- Nxitja e të mësuar aktiv dhe në mënyrë të pavarur, duke i dhënë përparësi realizimit të punëve laboratorike, projekteve e detyrave të kursit dhe sidomos punimeve të diplomave.
- Mbajtja dhe forcimi i lidhjeve të krijuara midis Departamentit të Kimisë Industriale me departamente të tjera, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim të shkëmbimit të përvojës në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor
- Rritja e numrit të kandidaturave për Doktoraturë në fushat e studimit që mbulon Departamenti dhe të afërta me to.
- Studentët të përfitojnë një sërë njohurish praktike nëpërmjet seancave laboratorike.
- Studentët të përfitojnë njohuri mbi përpunimin e informacionit, shkrimin akademik si dhe aftësi të prezantimit të dijeve të tyre në publik.
- Studentët të përgatiten si specialistë kimistë për industrinë, të aftë profesionalisht, në gjendje ti përgjigjen nivelit bashkëkohor të zhvillimit.
- Studentët të jenë të aftë për të punuar në grup, për të vepruar me shkallë të caktuara autonomie dhe për tu ingranuar në mjediset e punës kërkimore që parashikojnë zhvillimet teknologjike ne fushen e industrise kimike
- NJOHURITË DHE KOMPETENCAT QË KARAKTERIZOJNË PROFILIN
Profili karakterizohet nga njohuri të përgjithshme dhe specifike për drejtimin e studimit në Matematikë, Fizikë, Vizatim Teknik, Informatikë dhe Shkencat e Natyrës. Krahas tyre, në kuadrin e formimit të përgjithshëm karakterizues të programit të studimit, në kurikula në cilësinë e lëndëve të integruara me programin përfshihen njohuri të përgjithshme nga Kimia e Përgjithshme e Inorganike, Kimia Organike, Kimia Fizike dhe Koloidale, Kimia Analitike, etj. Njohuritë e marra gjatë këtij programi shkollimi së bashku me lëndët e profilit Bazat e Teknologjisë Kimike, Lëndët e Djegshme , Kimia Industriale 1 dhe 2 e lëndë të tjera të karakterit inxhinierik, ndihmojnë studentin për formimin e tij të mëtejshëm si një Kimist Industrial.
- MUNDËSI PUNËSIMI
- Si teknologë në të gjithë sektorët e industrisë kimike
- Pranë laboratorëve kimikë të kontrollit dhe laboratorëve të fabrikave prodhuese në vend
- Specialistë në qendrat rajonale të mjedisit, institucione publike, private, komuna, bashki, etj