Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit:
- Specialistë në fushën e proçeseve industriale kimike, të vlerësimit të lëndëve të para, menaxhues i mbeturinave, specialist i ruajtjes dhe i mbrojtjes së mjedisit nga ndotje të industrisë kimike e të industrive të tjera, si dhe i mbeturinave urbane.
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin
- Njohuri të thelluara të proçeseve kimike të prodhimit të: acideve, bazave dhe kripërave; të përpunimit të lëndëve djegëse; materialet silikate; materialeve plastike; materialet e ndërtimit dhe materialet ndertimore ekologjike, energjive të rinovueshme, modelim e simulim i proceseve industriale kimike, etj.
- Njohuri mbi proçeset kryesore të industrisë ushqimore si dhe njohuri të mëtejshme në fushën e informatikës e të përdorimit të internetit, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i formimit në fushën e përdorimit të metodave instrumentale të analizës kimike.
- Njohuri të thelluara mbi konceptet e termodinamikës klasike, ekuilibrat fazorë, fenomenet e ndajthithjes, plotësime për konceptet bazë të kinetikës dhe studimi i fenomeneve sipërfaqësore.
- Njohuri mbi vlerësimin e mbeturinave të industrisë dhe urbane; trajtimin e ujërave të shkarkimeve industriale dhe i vatrave të nxehta; vlerësimit të gjendjes së mjedisit
- Kandidatët do të jenë të aftë të shfrytëzojnë me lehtësi literaturën shkencore të fushës në gjuhën angleze, si dhe të shkruajnë dhe të komunikojnë në këtë gjuhë;
- Në fund të studimeve kandidatët do të jenë të aftë të kryejnë punë kërkimore të pavarur në drejtim të vlerësimit të lëndëve të para natyrore, të administrimit të mbeturinave, të teknikave të reja të prodhimit, të monitorimit dhe vlerësimit mjedisor nga ndotje të industrisë, të vlerësimeve ekonomike.
Infrastruktura specifike në dispozicion të programit
Grupi mësimor-shkencor i teknologjisë kimike inorganike dhe ai i teknologjisë kimike organike do të mbështesin programin me laboratorët e TKI-së dhe të TKO-së;
- Grupi mësimor-shkencor i inxhinierisë kimike do të mbështesë programin me laboratorin e proçeseve unitare dhe me kabinetin kompjuterik të simulimit të proçeseve;
- Grupi mësimor-shkencor i korrozionit dhe kimisë analitike do të mbështesë programin me dy laboratorët, atë të mbrojtjes nga korrozioni në industri dhe të metodave instrumentale në kimi;
- Grupi mësimor-shkencor i informatikës do të mbështesë këtë program me laboratorin e programave kompjuterike aplikative në inxhinierinë kimike;
- Grupi mësimor-shkencori kimisë fizike do të mbështesë këtë program me laboratorin e termodinamikës së aplikuar
- Mjediset kërkimore-mësimore pranë Departamentit të Kimisë Industriale (UT) do të jenë në ndihmë të përmbushjes së këtij programi.
- Grupi mësimor-shkencori i fizikes do të mbështesë këtë program me laboratorin e strukturës së materialevre
- Salla kompjuterike pranë Departamentit do të vihet në ndihmë të studentëve diplomantë.
Mundësitë për punësim
- Specialistë në industritë ku zbatohen proçese kimike, në industrinë e materialeve të ndërtimit, në përpunimin e naftës, të qymyrit dhe të lëndëve të gazta, në drejtime të reja të burimeve alternative të prodhimit të energjisë, në agjencitë mjedisore, në prodhimin e materialeve plastike, në metalurgji, në prodhime elektrokimike, në përpunimin e ujit, në agjencitë mjedisor, si dhe në gjithë sektorët e ndryshëm të ekonomisë, ku janë të pranishëm proçeset kimike.
- Specialistë të vlerësimit të cilësisë së mjedisit në të gjithë sistemin e shëndetit publik në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, të drejtorive vendore të shëndetit publik, si dhe pranë Institutit të Shëndetit Publik, Tiranë; specialistë të vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe në agjencitë rajonale në varësi të Ministrisë së Mjedisit, në Agjencinë e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit, në Tiranë, në institute të kërkimit shkencor të sistemit të burimeve energjitike.
- Specialistë për sigurinë dhe cilësinë e produkteve që importohen, në sektorin e doganave.
- Specialistë për organizma të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare që merren me çështje mjedisore, të cilat kanë lidhje me ndotjen e shkaktuar nga industria.
- Specialistë të Njësive të Menaxhimit Mjedisor në sektorin privat.
- Asistentë mësimorë-shkencorë, studentë doktorate ose kërkues të tjerë në sistemin e lartë arsimor publik dhe privat që kanë profil të ngjashëm me këtë program.