Prof. Asoc. Aurora Simoni

Prof. Asoc. Aurora Ferrja (Simoni) ka përfunduar studimet universitare në Matematikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (2001-2006). Aktualisht është Lektore e parë në grupin e Analizës Numerike dhe Optimizim pranë Departamentit të Matematikës së Aplikuar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2008-vazhdim). Ajo mban gradën Profesor i Asociuar që prej muajit Shkurt 2022. Fushat e saj kryesore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor përfshijnë: Teori dhe Aplikime në probleme të Optimizimit Linear dhe Jo Linear, Metodave të Analizës Numerike si dhe Teoria e Grafeve. Trajtimi i problemeve reale të cilat interpretohen si probleme optimizuese të fushave të ndryshme. Studimi dhe përvetësimi i metodave Optimizuese Evolucionare të inspiruara nga lufta për ekzistencë e gjallesave. Modifikime dhe ndërtimi i Algoritmeve të reja të cilat janë me efikasitet më të lartë se teknikat aktuale, programimi i tyre në gjuhët e programimt matlab, python, R.

Gradat dhe titujt akademikë

Matematikan, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2006)

Shkolle Doktorale në Metoda Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2010)

Doktor i Shkencave në Metoda Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike , Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2015)

Profesor i Asociuar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2022)

Lëndët:

  • Metoda të Analizës Numerike Bachelor Inxhinieri Matematike dhe Informatike
  • Teori Grafesh, Bachelor Informatike
  • Analizë Numerike Matricore dhe Optimizim Bachelor Inxhinieri Matematike dhe Informatike
  • Optimizim Numerik dhe Vizualizim Master Profesional , Inxhinieri Matematike dhe Informatike

Artikuj shkencorë:

  • A. Ferrja (Simoni), A. Kamberi. “Planifikimi Optimal i Prodhimit të Energjise Elektrike të Gjeneruar nga Kaskada e Drinit”, Buletini i Shkencave Natyrore, Nr.18. 2014.
  • A. Ferrja (Simoni), E. Gjika (Dhamo), A. Kamberi, “Parashikimi Optimal i Programit Afatgjatë të Energjisë Elektrike duke Shfrytëzuar Tekniken Optimizuese PSO.”, Buletini i Shkencave Natyrore, Vol 19, 2015.
  • A. Ferrja(Simoni), F. Hoxha, M.Shevroja, A. Kamberi, “Optimal Scheduling Thermal Systems Using a New Improved Lambda Iteration Method and Particle Swarm Optimization Technique”, JMEST, Vol 2, Issue 6, ISSN, 2015(IF).

Artikuj konference:

  • A. Ferrja(Simoni), F. Hoxha, “The Comparison of Two Methods For Solving a Multiobjective Nonlinear Programming Problem”, ICRAE 30-31 May 2014.
  • A. Simoni, E. Noka, A. Kamberi.“Optimizing the Profit from Generating Resousrce in a Hydroelectric Station ëith Recirculating ëater”. Konferenca Ndërkombëtare, SPNA 2014. ( me procëding).
  • A.Ferrja (Simoni), E. Gjika (Dhamo),”Forcasting the Maximum Power in Hydropower plant using PSO.” ISTI Conference, june 5-6, 2015 (me proceding, proces botimi).
  • Dhamo (Gjika) E., Simoni A, (2015) Efficiency of Time Series Models on Predicting water Inflow, Conference: QUAESTI 2015, DOI: 10.18638/quaesti.2015.3.1.225 , Slovakia, Volume: 3, Issue 1 Proceedings

Fushat e interesit:

  • Interesa të kërkimit shkencor përfshijnë por nuk janë të limituara në Teori dhe Aplikime në probleme të Optimizimit Linearë dhe Jo Linearë.Trajtimi i problemeve reale të cilat interpretohen si probleme optimizuese të fushave të ndryshme. Studimi dhe përvetësimi i metodave Optimizuese Evolucionare të inspiruara nga lufta për ekzistencë e gjallesave. Modifikime dhe ndërtimi i Algoritmeve të reja të cilat janë me efikasitet më të lartë se teknikat aktuale, programimi i tyre në gjuhët e programimt matlab, python, R.