Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike dhe Informatike

Programi i studimit “Master Shkencor” në IMI ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thelluara në fushën e matematikës së aplikuar edhe në shkencat kompjuterike dhe informatikë të aftë të vazhdojnë në fushat kërkimore-shkencore.

Të formojë specialistë me kompetenca në fushën e matematikës së aplikuar dhe në përdorimin e metodave të informatikës në fusha të ndryshme të ekonomisë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës.

Objektivat të programit të studimit përfshijnë:

  • përgatitjen e thellë shkencore të studentëve në drejtimet e matematikës së aplikuar në shkencat kompjuterike duke siguruar mundësi për progres të mëtejshëm në studimet e tyre në ciklin e tretë të studimeve apo angazhime në sferën kërkimore shkencore.
  • përgatitjen profesionale të studentëve  jo vetëm në përdorimin e software, por edhe në programim, në menxhimin e të dhënave, kodifikime, përdorimin e modelimeve në fusha të ndryshme të kërkimit dhe ekonomisë duke hyrë menjëherë në tregun e punës
  • aftësimin e studentëve për të analizuar faktet në situata të ndryshme, të punojnë në grup dhe ta drejtojnë atë
  • aftësimin për të informuar me shkrim në mënyrë të përsosur,
  • zgjerimin e kulturës për të aftësuar studentët me mënyra të reja të të menduarit, koncepturarit të situatave dhe zgjidhjes së problemeve,
  • zhvillimin e aftësisë së studentëve për të menduar në mënyrë kritike, për të qënë të suksesshëm në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë dhe për t`u bërë pjestarë të dobishëm të komunitetit në zhvillimet e tij demokratike.
  • njohjen e tyre me teknologjitë e reja, metodologjinë e kërkimit në fushën e matematikës së aplikuar apo në përdorimin e metodave statistikore e operacionale për studimin e fenomeneve në ekonomi dhe shoqëri.
  • rritjen e aftësisë së studentëve për të përditësuar dijet e tyre në matematikën e aplikuar, informatikë dhe teknologji informacioni për t'u përshtatur me tregun e punës që është gjithnjë në ndryshim.

Mundësitë e punësimit
Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë:

  • Si drejtues në administratën publike,
  • në Institucionet e Arsimit të Lartë profil ekonomik dhe aplikativ
  • në institucionet kërkimore-shkencore
  • në ambientet informatike apo të teknologjisë së informacionit
  • në institucionet bankare,
  • në ndërmarrje të ndryshme ekonomike 
Syllabus