Master i Shkencave në Mësuesi në Matematikë për arsimin e mesëm të lartë

Programi i studimit "Master Shkencor Mësues i Matematikës për Arsimin e Mesëm të Lartë" ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me dijet themelore në disiplinat e matematikës , pedagogjise, psikologjise dhe teorisë së mësimdhënies së matematikës në arsimin e lartë të mesëm që të jenë të aftë në hartimin e strategjive bashkohore të mësimdhënies së matematikës dhe kompetentë për t’u përfshirë në punë kërkimore në atë fushë për një shkollë më cilësore.

 

Objektivat e programit të studimit përfshijnë:

  • Formimin e përgjithshëm bazë të studentëve në disiplinat matematike, njohjen e koncepteve bazë të kurrikulës së Matematikës në arsimin parauniversitar formim psiko-pedagogjik dhe metodik për mësimdhënien e matematikës
  • Përgatitjen profesionale të studentëve si mësues nëpërmjet njohjes së mirë të përmbajtes lëndore dhe të teknikave bashkëkohore të mësimdhënies së matematikës
  • Njohjen e studentëve me teknologjitë e reja të informacionit, metodologjinë e kërkimit në fushën e edukimit dhe aftësinë për të përditësuar dijet dhe metodat e mësimdhënies, duke siguruar mundësi për progres profesional dhe përshtatje të vazhdueshme me tregun e punës
  • Aftësimin e studentëve për të analizuar faktet në situata të ndryshme
  • Aftësimin për të informuar me shkrim në mënyrë të përsosur
  • Zgjerimin e kulturës për të aftësuar studentët me mënyra të reja të të menduarit, koncepturarit të situatave dhe zgjidhjes së problemeve
  • Zhvillimin e aftësisë së studentëve për të menduar në mënyrë kritike, për të qënë të suksesshëm në fushën e edukimit dhe shoqërisë dhe për t`u bërë pjestarë të dobishëm të komunitetit në zhvillimet e tij demokratike
  • Rritjen e aftësisë së studentëve për të përditësuar dijet e tyre në matematikë, informatikë duke ndjekur zhvillimet e arsimit në vend për t'u përshtatur me tregun e punës që është gjithnjë në ndryshim


Mundësitë e punësimit
Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë:

  • Mësues Matematike në shkollën e mesme të përgjithshme
  • Mësues Matematike në shkollën e mesme profesionale
  • Mësues Matematike në shkollën 9-vjeçare
  • Specialist i Matematikës në Institucionet Arsimore
Syllabus