Përgatit specialistë të biologjisë me njohuri të thelluara teorike dhe praktikë në biologjinë qelizore, biologjinë molekulare, biokimi, gjenetikë, inxhinieri gjenetike, gjenetikë popullatash, mikrobiologji etj., të aftë për të punuar në fushat e që kërkojnë njohuri e sipërpërmendura.
Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit është të bëhet specialist i Biologjisë së Ruajtjes, i studimit, vlerësimit, administrimit, menaxhimit dhe ruajtjes së pasurive biologjike, mjedisit natyror, urban, bujqësor dhe industrial.
Të përgatisë Mësues të Biologjisë për Arsimin e Mesëm të Lartë (AML), por edhe më gjerë në Arsimin Parauniversitar të Përgjithshëm dhe Profesional. Këta mund të jenë, gjithashtu, edhe inspektorë të arsimit në drejtoritë arsimore të rretheve etj. specialistë të arsimit në institucionet arsimore të vendit (p.sh. IZhA).
Programi ofron një grup disiplinash që synojnë formimin e studentëve në disa drejtime bazë të bioteknologjisë molekulare dhe industriale. Në fund të studimeve kandidatët do të jenë të aftë të kryejnë punë kërkimore të pavarur në detyra të ndryshme zbatimi dhe kërkimi, duke përdorur me lehtësi edhe metodat matematike, informatike dhe statistikore.
Programi i studimit “Master i Shkencave në Fizikë” ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thella dhe të qëndrueshme në fusha të ndryshme të fizikës teorike si dhe të aplikuar si dhe në fushën e fizikës llogaritëse, të nevojshme si për tregun e punës si dhe për studime më të thelluara në ciklin e tretë të studimit.
Programi i studimit Master i shkencave “Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të Lartë” ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thella dhe të qëndrueshme në fusha të ndryshme të fizikës së përgjithshme dhe asaj teorike, të metodikës së fizikës duke i bërë të aftë ata të konkurojnë në tregun e punës si mësues së shkollave nëntë-vjeçare dhe të mesme.
Programi Masteri Shkencave në Informatikë ka si mision krijimin e specialistëve të kualifikuar të Informatikës, të kompletuar me aftësitë e nevojshme për drejtim. Studentët pajisjen gjithashtu me bazat e punës së kërkimit shkencor, me qëllim që studentët më të mirë të jenë në gjendje të ndjekin studimet e Ciklit të Tretë (doktoraturë) në Informatikë. Studimet e këtij cikli përmbyllen me një mikrotezë që vë në dukje aftësitë e studentit për të aplikuar njohuritë informatike në situata reale biznesi apo shkencore. Në përfundim të këtij programi, studentët duhet të jenë të aftë të punësohen si në industrinë informatike ashtu edhe në akademi.
Informacion i reduktuar rreth programit të degës dhe krediteve përkatëse
Informacion i reduktuar rreth programit të degës dhe krediteve përkatës.
Programi i studimit “Master Shkencor” në Kimi ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thella teorike dhe praktike. Studenti fiton njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat: Kimi Inorganike, Kimi Organike, Kimi Analitike, Kimi Fizike ekoloidale, Dukuri Sipërfaqësore etj. Nëpërmjet lëndëve të veçanta me zgjedhje synohet pajisja e studentëve me njohuri në fusha specifike të kimisë që kërkohen nga zhvillimet e sotme në degë të ndryshme të ekonomisë duke shtuar mundësitë e punësimit.
Programi “Master i Shkencave” në Kimi për mësues kimie në arsimin e mesëm dhe të lartë (AML), ka si mision përgatitjen e studentëve me njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin, njohuri të thelluara në pjesët e kimisë që shfaqen në kurrikulën e kimisë në AML veçanërisht në Kimi të Përgjithshme, Kimi Inorganike dhe Kimi Organike. Njohuri të mira në psiko-pedagogji dhe në shfrytëzimin e literaturës së huaj.
Specialistë në fushën e proçeseve industriale kimike, të vlerësimit të lëndëve të para, menaxhues i mbeturinave, specialist i ruajtjes dhe i mbrojtjes së mjedisit nga ndotje të industrisë kimike e të industrive të tjera, si dhe i mbeturinave urbane.
Specialistë të formuar në fushën e Shkencave dhe Teknologjive Ushqimore, në menaxhimin e lëndëve të para dhe përpunimin e tyre në industritë ushqimore, të aftë për të drejtuar teknologjitë moderne ushqimore dhe proceset industriale brënda linjave teknologjike. Specialistë të proceseve enzimatike në Industrinë Ushqimore, që kryhen me veprimin e mikroorganizmave me rëndësi industriale. Specialistë të analizave të produkteve ushqimore, të aftë për të punuar në laboratorët ku kryhen analiza të lëndëve të para dhe produkteve. Specialistë të vlerësimit të sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore dhe njohës të mirë të funksionimit të sistemeve të vlerësimit, të mirëinformuar për Ligjin e Ushqimit dhe zbatimin e tij në praktikë.
Specialistë të studimit, projektimit dhe menaxhimit te proçeseve dhe impianteve kimike te industrisë kimike, ushqimore, farmaceutike, letrës, lëkurës etj.
Programi i studimit “Master Shkencor” në Matematikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thella në fushën e matematikës teorike dhe të aplikuar, me njohuri në shkencat kompjuterike dhe informatikë, të formojë specialistë të lartë me kompetenca në kërkimin shkencor, përdorimin e modelimeve dhe aplikimin e matematikës në fusha të ndryshme të ekonomisë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës dhe të kërkimit.
Programi i studimit "Master Shkencor Mësues i Matematikës për Arsimin e Mesëm të Lartë" ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me dijet themelore në disiplinat e matematikës , pedagogjise, psikologjise dhe teorisë së mësimdhënies së matematikës në arsimin e lartë të mesëm që të jenë të aftë në hartimin e strategjive bashkohore të mësimdhënies së matematikës dhe kompetentë për t’u përfshirë në punë kërkimore në atë fushë për një shkollë më cilësore.
Programi i studimit “Master Shkencor” në IMI ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thelluara në fushën e matematikës së aplikuar edhe në shkencat kompjuterike dhe informatikë të aftë të vazhdojnë në fushat kërkimore-shkencore. Të formojë specialistë me kompetenca në fushën e matematikës së aplikuar dhe në përdorimin e metodave të informatikës në fusha të ndryshme të ekonomisë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës.