Dega e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës

Dega e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës (DSBCK) është një strukturë ndihmësakademike me karakter administrativ që ka autonomi operative dhe akses në të gjitha të dhënat e njësisë kryesore. Kjo degë siguron drejtimin, këshillimin dhe mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë për të siguruar zbatimin e standardeve të larta në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë evropian në fushën e arsimit të lartë dhe veçanërisht me ato të lidhura me sigurimin e cilësisë akademike, si dhe me aktet e brendshme të institucionit. Është në varësi të Dekanit të FSHN dhe aktualisht operon me dy punonjës me kohë të plotë.

Në fokus të kësaj zyre është edhe orientimi në karrierë dhe këshillimi i vazhdueshëm i studentëve për drejtimin e duhur apo për të ndërmarrë zgjedhje strategjike në karrierën e tyre.

Funksionet kryesore përfshijnë ndërveprim të drejtëpërdrejtë me studentët për të:
· inkurajuar procesin e njohjes me studentin dhe njohjes së studentit me vetveten;
· lejuar ndërgjegjësimin e studentëve për preferencat e tyre individuale si dhe mundësitë e disponueshme në treg;
· njohur studentët me pritshmëritë, kërkesat dhe standartet e tregut;
· përgatitur studentët për prezantimin e parë me punëdhënësin (CV, letër motivuese, intervistë, etj.);
· identifikuar së bashku me studentët alternativa për karrierë si dhe për të ndërtuar së bashku planifikimin e karrierës. 

DSBCK bazohet në Rregulloren për Sigurimin e Cilësisë në Universitetin e Tiranës”, “Manualin e Cilësisë” dhe “Paketën e Instrumentave të Cilësisë”; Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Kreu X “Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë”, Neni 103 “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë”, Statutin e Universitetit të Tiranës, Kreu X “Sigurimi i Cilësisë”, Neni 138 “Sigurimi i brendshëm i Cilësisë në UT” si dhe Neni 139 “Parimet e funksionimit të sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë”; si dhe dhe të gjitha dokumentet e ASCAL-it.

 

Foto nga leksioni i hapur me teme: “Si te shkruajme nje leter motivimi". KETU


Foto nga leksioni i hapur i organizuar nga Dega e Sigurmit te Brendshem te Cilesise dhe Karrieres  se bashku me Kodo.al dhe division 5, me mbeshtejten e Keshillit Studentor FSHN. KETU


Alumni Mentor Meeting, Dominusoft