Këshillim Karriere

Përfundoi me sukses panairi dy ditor Punë dhe Aftësi "Work&Study" i cili u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë. 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës si pjesë e Universitetit të Tiranës ishte pjesë e këtij aktiviteti, i cili synon të ofrojë informacion mbi çdo program studimi që ndiqet në këtë institucion, për nxënësit e klasave të 12-ta, në mënyrë që t'u mundësojë atyre marrjen e një vendimi të drejtë mbi ndjekjen e studimeve universitare.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës mirëpret të gjithë maturantët të cilët duan një arsim cilësor me standarde bashkëkohore.

FOTO gjatë aktivitetit