Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
1. Pedagog për lëndën “OMGJ-të, prodhimi dhe ligjëshmëria”.
a. Të kenë diplomë Universitare në “Biologji”, ose “Biologji-Kimi”.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në Biologji, ose degë të saj (Biologji
Mjedisore, Biologji Molekulare, Mësuesi në Biologji për AML).
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca të Biologjisë.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose institucione
kërkimore të tjera, në fushën e Gjenetikës dhë OMGJ-të.
2. Pedagogë për lëndën “Bazat e Shkencave të Natyrës”, modulet “Gjeologji” dhe “Gjeomorfologji dhe
gjeologji e zbatuar” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore Mjedisore, diplomë e përbashkët midis
Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia, Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkencat gjeologjike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkencat gjeologjike.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca gjeologjike.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose institucione
kërkimore të tjera, në fushat e Gjeologjisë dhe Gjeomorfologjisë së zbatuar.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.
3. Pedagog për lëndën “Hidrologji” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore Mjedisore, diplomë e
përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia, Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca hidrologjike, ose hidroteknike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca hidrologjike, ose
hidroteknike.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca hidrologjike, ose hidroteknike.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose institucione
kërkimore të tjera, në fushat hidrologjike, ose hidroteknike.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.
4. Pedagog për lëndën “Gjeomatikë” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore Mjedisore, diplomë e
përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia, Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca gjeologjike.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca gjeologjike.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca gjeologjike.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose institucione
kërkimore të tjera, në fushat remote sensing dhe gjeomatikë.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.
5. Pedagog për lëndën “Dendroekologji” (në programin bachelor në Shkenca Natyrore Mjedisore,
diplomë e përbashkët midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tuscia, Itali).
a. Të kenë diplomë Universitare në shkenca pyjore.
b. Të kenë diplomë Master Shkencor ose të njëvleftshme me të, ose DIND në shkenca pyjore.
c. Nota mesatare në secilin cikël studimesh te jetë mbi 8 (tetë).
ç. Preferohen kandidatë me gradën / titullin jo më pak se “Doktor” në shkenca pyjore.
d. Preferohen kandidatë me eksperiencë pune kërkimore dhe mësimdhënie në një IAL, ose institucione
kërkimore të tjera, në fushën dendrologji / dendroekologji.
e. Të jenë të aftë për mbajtjen e leksioneve në gjuhën angleze.