Kritere për aplikuesit në Departamentin e Informatikës

Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

Kritere të veçanta
1. Të kenë përfunduar Studimet e Ciklit të parë Bachelor në Informatikë dhe Teknologji Informacioni dhe
Komunikimi ose në degë të përafërta me to.
2. Të jenë diplomuar në Ciklin e Dytë të Studimeve “Master i Shkencave në Informatikë”, “Master i
Shkencave në Teknologji Informacioni” ose në degë të përafërta me to.
3. Preferohet të ketë kryer studimet në FSHN, UT.
4. Të ketë përvojë në mësimdhënie së paku si pedagog i jashtëm në Departamentin e Informatikës, FSHN, UT.
5. Preferohet të njohë gjuhën angleze.