Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
1. Të kenë mbaruar programin Master i Shkencave në Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji
Ushqimore, Inxhinieria e Proceseve Kimike dhe Degë të tjera ku programi përputhet me programin e
lëndëve që mbulon Departamenti.
2. Të kenë mesatare mbi 8 në programet Bachelor, Master dhe DIND.
3. Të kenë eksperiencë në mësimdhënie dhe praktikat laboratorike që do të mbulohen me pedagogë të jashtëm.
4. Preferohen kandidatët të cilët kanë gradën shkencore “Doktor” ose tituj më lart.