Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
1. Të ketë përfunduar studimet në programin “Master i Shkencave” në fushën e Matematikës në Universitetin
e Tiranës ose të një vendi të BE.
2. Të ketë notë mesatare të lartë të studimeve universitare (mbi 8).
3. Të ketë përvojë pozitive në mësimdhënie pranë Departamentit të Matematikës.
4. Preferohet të ketë veprimtari kërkimore në Matematikë.