Kritere për aplikuesit në Departamentin e Matematikës së Aplikuar

Kriteret e përgjithshme
1. Të jetë diplomuar Master i Shkencave ose DIND në FSHN, UT, ose në universitete të tjera brenda dhe
jashtë vendit (të ekuivalentuara).
2. Të kenë notë mesatare të studimeve universitare të lartë.
3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.
 

Kritere të veçanta
1. Të ketë mesatare sa më të lartë ( mbi  8).
2. Të ketë diplomë Master i Shkencave në IMI,  ose  Matematikë 5-vjeçare, ose diplomë të ngjashme të
fituar brenda ose jashtë vendit.
3. Preferohen kandidatë që kanë njohuri të mira në një nga gjuhët e programimit Matlab, C++, R, Python dhe
e përdorin në punën e tyre.
4. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie.