Cyber Security Challenge Kosova & Albania 2025
Ditën e premte datë 28 shkurt,ora 13:00,salla D1 do të zhvillojmë një takim informues me studentet rreth programit Cyber Security Challenge Kosova & Albania 2025, një garë e organizuar nga Pretera, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë kibernetike dhe të zbulojë talentët e rinj në Kosovë dhe Shqipëri.
Në një kohë kur siguria kibernetike është prioritet kryesor, kjo garë ofron një mundësi për studentët që të testojnë dhe të shfaqin aftësitë e tyre në sfida që mbulojnë fusha të ndryshme, përfshirë:
- Kriptografinë
- Sigurinë e rrjetave
- Reverse Engineering
- Sigurinë e aplikacioneve (web dhe mobile)
- Forenzikën digjitale
- Steganografinë, etj.