"Data Science Applications in Physics", Winter School in Tirana 2025
Edicioni i gjashtë i shkollës mbi shkencën e të dhënave, grimcave elementare, astro-grimcave dhe Fizikën Mjekësore, ka për qëllim të mbledhë studentë dhe kërkues të rinj nga të gjitha vendet, që studiojnë dhe punojnë në fushën e fizikës dhe shkenca ndërdisiplinore. Këtë vit kjo shkollë do jetë e dedikuar për një spektër më të gjerë të aplikimeve në Fizikë dhe jo vetëm.
Ky edicion i organizuar nga Departamenti i Fizikës, FSHN, UT, Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Politekniku i Barit, Instituti Kombëtar i Fizikës Bërthamore (INFN), seksioni Bari, mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), nëpërmjet programit READ, “The Research Expertise from the Academic Diaspora”.
Në të do të trajtohen leksione dhe praktika të fushave të mësipërme, me fokus analizën e të dhënave.
Kjo shkollë do të mbahet midis datave 27-30 janar 2025.
Regjistrimet janë të hapura deri në 15 janar 2025.
Regjistrimi është pa pagesë dhe në fund të shkollës të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë.
Për informacione të mëtejshme kliko KETU
Për regjistrime kliko KETU