Mundësi punësimi pranë ALBCONTROL SHA
ALBCONTROL SHA ka objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve të lundrimit ajror, të nevojshëm për të garantuar sigurinë, eficencën dhe rregullshmërinë e operimit të avionëve në hapësirën ajrore dhe në aerodrome civile të Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi.
ALBCONTROL SHA ka hapur procesin e rekrutimit për 20 vende të lira pune për në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), aeroport i cili do të ketë infrastrukturë moderne dhe do të hapë mundësi të reja punësimi për zonën. Aktualisht, vendet e lira për rekrutim janë për:
- 6 Inxhinierë
- 7 Specialist ARO
- 7 Vrojtues (Meteo)
Për t’i dhënë mundësi sa më shumë të rinjve të universiteteve tona Albcontrol e ka bere tashme praktike kete lloj qasje per punesimet e reja ne kompani.
Konkretisht cfare perfaqeson cdo pozicion:
Pozicioni i punes se inxhinierit SMC ne Aeroportin e Vlores konsiston ne:
- Monitorimin e sistemeve teknike ne perdorim te kulles se aeroportit te Vlores
- Vleresim i statusit te sistemeve dhe raportim per gjendjen e tyre ne menyre periodike
- Identifikim i problemeve teknike ne sisteme dhe kryerja e nderhyrjeve per sjelljen e tyre ne gjendje normale pune.
- Mbajtja e detajuar e raporteve per statusin e sistemeve apo per problemet qe mund te shfaqen gjate kryerjes se detyres se tyre.
- Zbatimi i procedurave te emergjencave teknike dhe suport i stafit operacional ne raste te emergjencave teknike.
Pozicioni i specialistit ARO konsiston ne:
Të pranoj planet e fluturimit të plotësuara nga pilotët ose operatorët.
Të kontrolloj planet e fluturimit nëse janë plotësuar sipas kritereve dhe formatit të përcaktuar.
Të verifikoj që planet e fluturimit kanë shkuar në adresat e shërbimit të trafikut ajror.
Të adresoje dhe shpërndaje planet e fluturimit dhe mesazhet që lidhen me këto plane tek njësitë ATS përkatëse.
Të asistoj pilotët ose operatorët në lidhje me plotësimin e planit të fluturimit kur të kërkohet.
Pozicioni i Vrojtuesit të Zyrës Meteorologjike të Aerodromit konsiston në:
- monitorimin e kushteve të motit në aerodrom përmes vrojtimit me anë të pajisjeve te instaluara,
- vlersimin në mënyrë vizuale te situates meteorologjike ne aerodrom,
- përgatitjes dhe shpërndarjes në kohën e caktuar të raporteve aktuale të motit,
- perpilimin e raporteve në përputhje me standartet respektive të aviacionit dhe dokumente të tjera rregullative ndërkombëtare si dhe me praktikat e brendshme të kompanise
- ruan në ditarët përkatës informacionin meteorologjik të observuar
- Është përgjegjës për monitorimin e shërbimit të pajisjeve meteorologjike të përdorura për të kryer detyrat e përditshme të vrojtimit.
Per te gjitha pozicionet rekrutimi kalon ne 2 faza, interviste me goje dhe testim me shkrim.
Kriteret jane ato te publikuara ne website te Albcontrol www.albcontrol.al, dhe te reklamuara ne posterat e dedikuar te afishuar ne stendat e njoftimit te Fakultetit te Shkencave.
Bashkëlidhur kësaj shkrese do të gjeni Formularin e Aplikimit, i cili duhet të dërgohet në ALBCONTROL SHA deri më datë 31/01/2024 në adresën: rekrutime@albcontrol.al
Formular Aplikimi.pdf | 10.01.2024 |