Ky program si në kursin me kohë të plotë dhe në atë me kohë të pjesme synon të përgatisë specialistë të përgjithshëm të Biologjisë, me njohuri të shëndosha në lëndët themelore biologjike, biologji qelizore, biologji bimore dhe biologji shtazore, ekologji, biokimi, gjenetikë, mikrobiologji etj., si dhe në lëndë të tjera të shkencave të natyrës dhe më gjerë, si kimi, fizikë, matematikë, informatikë etj.
Sipas kritereve të diplomuarit në Biologji mund të ndjekin një nga masterat shkencorë të biologjisë, të edukimit biologjik, të bioteknologjisë, ose masterin profesional të mësuesisë së biologjisë në FShN, UT, apo po këto mastera ose mastera të tjerë të afërt në shkencat bujqësore, veterinare, pylltarisë etj., në ndonjë institucion tjetër të arsimit të lartë në vend apo jashtë.
Të diplomuarit në Biologji do të jenë të aftë që:
-Të dinë t’u shpjegojnë qartë dhe bindshëm, specialistëve dhe jo-specialistëve, informacionin, argumentet dhe analizat e kryera në forma të shumëllojshme dhe të shpalosin me efektivitet teknikat kryesore studimore biologjike;
-Të ndërmarrin formime të mëtejshme në biologji ose degët e afërta dhe të formojnë aftësi që të marrin përsipër përgjegjësi të rëndësishme brenda strukturave të punës;
-Të përdorin teknika të njohura në biologji bimore, shtazore, biologji-molekulare, fiziologji, biokimi, mikrobiologji, gjenetikë, ekologji etj. për të ndërmarrë studime që zgjidhin problemeve të ndryshme në këto drejtime;