Prof. Dr. Klementina Puto, Përgjegjëse e Departamentit të Bioteknologjisë 2016 e vazhdim. Lektore dhe Kërkuese në Departamentin e Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, nga viti 2008. Në vitet 2012-2016 është zgjedhur antare e Këshillit të Fakultetit, UT. Në vitet 1989 – 2008 ka qënë pedagoge në Departamentin e Biologjisë, Universiteti "Eqrem Çabej", Gjirokastër, lektore e lëndëve Mikrobiologji, Virologji, Histologji-Embriologji dhe Biologji e Përgjithshme në CU. Në vitet 1998-2013 ka qënë Përgjegjëse e Departamentit të Infermierisë, Universiteti "Eqrem Çabej". Gjithashtu, në vitin 2018, në këtë Universitet, është zgjedhur antare e Këshillit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe antare e Senatit. Ka marrë pjesë në disa trainime të ndryshme dhe projekte kombëtare e ndërkombëtare. Autore e dhjetra artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në shumë takime, seminare e konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Autore e disa teksteve mësimore universitare. Anëtare në Komitete Shkencore dhe Borde Editoriale në disa Konferenca. Ka udhëhequr 5 doktoratura. Ka udhëhequr mbi 30diploma në masterat shkencorë të Departamentit të Bioteknologjisë kryesisht mbi gjendjen e cilësisë mikrobike të ujërave sipërfaqësore shqiptare, si dhe prevalencën e mikroorganizmave patogjene shkaktare të infeksioneve të ndryshme, antibiotiko-reezistencën e tyre, mbi Izolimin, purifikimin dhe ruajtjen e Majave (Koleksioni Kombëtar i Majave) gjendje në Departamentin e Bioteknologjisë, etj.
Gradat dhe titujt akademikë
Janar 2015: Titulli Profesor, numër Diplome 255.
Korrik 2003: Titulli shkencor 'Profesor i Asociuar', numër dëshmie 477.
Qershor 1999: Grada shkencore 'Doktor', numër Diplome 394, në fushën e Biologjisë, Departamenti i Biologjisë, FSHN, UT
1997 -1998: Shkollë Pasun
Lëndët:
Tekste mësimore
Monografi
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit:
Projekte: