Me anë të Programit të Ciklit të Parë në Bioteknologji, synohet formimi i përgjithshëm i studentëve në bioteknologjitë tradicionale dhe ato molekulare me njohuri në:
- Njohjen e strukturës dhe funksionimit të sistemeve biologjike.
- Njohjen dhe përdorimin e instrumentave teoriko-praktike të domosdoshëm për analizën, përdorimin dhe modifikimin e këtyre sistemeve për të përfituar të mira materiale dhe shërbime për ekonominë, mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit të njeriut.
Formimi përfundimtar i të diplomuarve përfaqësohet nga kompetencat në lidhje me:
- Njohjen e bioteknologjive inovative të përdorura për vlerësimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e organizmave shtazore, bimore dhe mikrobike me interes dhe për produktet e tyre.
- Njohjen e bioteknologjive të aplikuara për prodhimin e produkteve ushqimore dhe industriale mbi bazën e fermentimit, si dhe për kontrollin e ushqimeve.
- Njohja me parimet dhe teknikat baze te identifikimit varietal, identifikimin e agjentëve të sëmundjeve infektive të bimëve, atyre te sëmundjeve infektive të kafshëve, etj.
- Njohja me bioteknologjitë inovative për karakterizimin molekular të proceseve fiziologjike dhe patologjike në mikroorganizma, bimë, kafshë dhe tek njeriu.
- Njohja me metodologji laboratorike në fushën e mikrobiologjisë, imunologjisë, dhe të diagnostikimit të sëmundjeve infektive.
- Përdorimet e inxhinierisë gjenetike, metabolike dhe të biotransformuesve për aspekte të rendësishme të mbrojtjes së mjedisit, për monitorimin e ndotësve në ujëra dhe tokë deri në bioshëndetësimin e mjedisit të ndotur.
- Njohja me teknikat bazë të diagnostikës molekulare të përdorura në bioteknologjitë mjeksore dhe farmaceutike.
- Njohja me teknikat e shumimit, konservimit dhe shëndetësimit të materialeve bimore “in vitro”.
- Njohja me parimet metodologjike bazë të akuakulturës dhe inxhinierisë detare.