Olta Çakaj është diplomuar si Fizikane në 2009 (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë) dhe në 2011 ka mbaruar Masterin e Nivelit të Dytë, me drejtim Fizikë - Kimi Materialesh. Gjatë periudhës 2012 - 2017 ka kryer studimet e ciklit të tretë, ku në 28.06.2017 ka fituar titullin Doktor i Shkencave. Gjatë doktoraturës ajo është fokusuar në studimin e trashëgimisë kulturore, të vendit tonë, me metoda analizuese fizike. Në dhjetor 2023, iu dha titulli akademik Profesor i Asociuar në Fizikë.
Olta Çakaj është pedagoge pranë Departamentit të Fizikës prej vitit 2014. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka qenë pjesë e stafit akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Fushat e saj të kërkimit shkencor janë karakterizimi i materialeve, arkeometalurgjia dhe arkeometria. Ajo ka botime në revista prestigjoze dhe ka marrë pjesë në mjaft konferenca, kombëtare dhe ndërkombëtare. Olta ka marrë pjesë në shumë trajnime, ka qenë anëtarë në disa projekteve brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e studimit të materialeve. Aktualisht është pjesë e projektit “Establishment of Raman Spectroscopy Laboratory for the study of microplastics in marine and freshwater ecosystems”.
Olta Çakaj ka patur pozicionin e kërkuesit shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Proceseve & Energjisë dhe Fakultetin e Shkencës & Teknologjisë së Materialeve, TU Bergakademie Freiberg, Gjermani. Në këto fakultete ka përfunduar mikrotezën e Masterit dhe një pjese të matjeve eksperimentale të Doktoraturës. Metodat analizuese të përdorura, si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani, përfshijnë mikroskopinë optike dhe elektronike me skanim, fluoreshencën e rrezeve X, analizën cilësore / sasiore të imazhit, analizën termo diferenciale / gravimetrike dhe difraktometrinë e rrezeve X. Olta ka qenë pjesë e bordeve organizative dhe shkencore në disa konferenca të organizuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Gradat dhe titujt akademikë:
Lëndët:
Tekste mësimore:
Fushat e interesit:
Projekte:
Artikuj shkencorë:
Punime konference: