Mimoza Hafizi është pedagoge pranë Departamentit të Fizikës që prej vitit 1995. Studimi i saj gjatë doktoraturës është fokusuar tek Yjet Bozonike, objekte teorike hipotetike të Universit të energjive të larta. Fushat e saj të kërkimit janë Shpërthimet Gama, ngjarjet më energjike në Univers, ekzoplanetet, planetet jashtë Sistemit Diellor, përmes metodës së mikrolenteve gravitacionale si dhe lensimi i fortë i kuazarëve. Fushat e mësimdhënies janë Astrofizika dhe Mekanika Kuantike.
Mimoza ka qenë deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe Zv/ministre e Arsimit dhe Shkencës. Për katër vjet ka drejtuar Departamentin e Fizikës.
Gradat dhe titujt akademikë
Diplomë e Integruar, Fizikë Speciale, pasuar me “Medaljen e Artë”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1985)
Diplomë e Thelluar në Fizikën Teorike, Universiteti Paris 7, Francë (1991)
Doktor i Shkencave në Fizikën Teorike, Universiteti Paris 7, Francë (1995)
Profesor i Asociuar në Fizikë (2000)
Profesor në Fizikë (2012)
Lëndët:
Tekste mësimore
Monografi
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit:
Projekte: