Prof.Asoc.Dr. Endri Xhina
Përgjegjës i Departamentit

Misioni  i Departamentit të Informatikës është të zgjerojë dhe të diversifikojë profesionistë të specializuar në informatikë dhe teknologji informacioni dhe të çojë përpara njohuritë në sisteme dhe shkencat kompjuterike duke siguruar mësimdhënie me cilësi të lartë si dhe të drejtojë kërkime shkencore që adresojnë sfida në  fusha aktuale informatike dhe probleme sociale.

Objektivat e Departamentit të Informatikës

Në bazë të objektivave të përgjithshme të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, të cilat janë mbështetur në politikat e ndjekura gjatë zhvillimit të arsimit në vendin tonë, Departameti i Informatikës ka përcaktuar si objektiva edukimi dhe kërkimi:

  • Promovimin e   kërkimit dhe studimeve të avancuara në fusha të ndryshme teorike dhe aplikative në informatikë si dhe fushave multidisiplinare të lidhura me të.
  • Promovimin e filozofisë të të mësuarit të studentëve që  përgatiten për profesione specifike në informatikë.
  • Të sigurojë një ambient kërkimi stimulus për individët të cilët të jenë drejtues  në industri dhe akademi në aplikime të informatikës dhe zhvillimin e teknologjive të reja për të mirën e shoqërisë.
  • Përmirësim i vazhdueshëm të strukturës së shkollës pasuniversitare ku të mundësohet studimi i thelluar në fusha me interes praktik e teorik.
  • Organizimi i stafit akademik në  grupe  studimi dhe  kërkimi shkencor në fusha të përafërta duke  rritur mundësinë e kualifikimit të specializuar të stafit si dhe bashkëpunimit  mes tyre për të realizuar projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Krijimi i lidhjeve të qëndrueshme me departamente të ngjashme të shteteve të tjera me qëllim nxitjen e bashkëpunimit në drejtim mësimor e kërkimor.
  • Studentët  e diplomuar në programet e studimit të departamentit të informatikës të jenë të aftë të demostrojnë kopetenca teknike në shkencat kompjuterike në dizenjimin dhe analizimin e situatave reale.
  • Të sigurojë në shumicën e lëndëve projekti grupi  dhe projekte individuale që simulojnë situata që do të hasin studentët në ambientet e punës në të ardhmen.
  • Të zhvillojë shtyllat e sjelljes profesionale duke përfshirë njohuri mbi çështjet e etikës, aftësi të mira komunikimi si dhe ndjekjen  dhe trasmetimin e ideve në mënyrë efektive.
  • Përditësimi i programeve mësimore dhe fushave të kërkimit duke i vendosur në të njëjtën linjë me  sfidat e përcaktuara nga Bashkimi Europian në lidhje me shoqërinë e informacionit.
  • Përgatitja e trainimi i  mësuesave të informatikës në arsimin parauniversitar dhe  aftësimi i tyre për t'ju përgjigjur sfidave të zhvillimit të teknologjisë së informacionit.
  • Të nxisë të mësuarit gjatë gjithë jetës duke inkurajuar punën individuale përtej njohurive që zhvillohen në auditoret e shkollës
  • Përsosja e pandërprerë e programeve mësimore për integrimin e vazhdueshëm të njohurive bashkëkohore të Informatikës.
Programet Mësimore

Bachelor në Informatikë
Programi i studimit “Bachelor” në Informatikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentëtme njohuri bazë të informatikës dhe disiplinave mbështetëse të saj. Në përfundim të këtij cikli studentët të j... Vazhdo leximin...

Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
Programi i studimit “Bachelor” në TIK  ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative  në fushën e  teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe nëdisiplinat mbështetë... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në "Informatikë"
Programi Masteri Shkencave në Informatikë ka si mision krijimin e specialistëve të kualifikuar të Informatikës, të kompletuar me aftësitë e nevojshme për drejtim. Studentët pajisjen gjithashtu me baz... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në "Teknologji Informacioni"
Informacion i reduktuar rreth programit të degës dhe krediteve përkatëse Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në "Informatike", me profil "Mësues Informatike për arsimin e mesëm dhe të lartë"
Informacion i reduktuar rreth programit të degës dhe krediteve përkatëse Vazhdo leximin...

Master Profesional në Informatike Biznesi
Misioni kryesor i Masterit Profesional në Informatikë Biznesi është të pajisë studentët me njohuri të gjera rreth sistemeve të ndryshme të informacionit që mbështesin proçeset e biznesit, si dhe mbi a... Vazhdo leximin...

Master Profesional në "Teknologji Informacioni"
Informacion i reduktuar rreth programit të degës dhe krediteve përkatëse Vazhdo leximin...