Msc. Anxhela Kosta

Ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në Teknologji Informacioni. 

Anxhela është pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Informatikës që prej vitit 2018.  Anëtare e grupit mësimor – shkencor “Intelegjenca Artificiale”.

Gradat dhe titujt akademikë

Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2015)

Master i Shkencave në Teknologji Informacioni, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2017)

Phd( c).  Përdorimi i teknikave të Inteligjencës Artificiale në funksion të përmirësimit të Proceseve të Punës ( 2022- 2025) 


 

 

Lëndët:

  • Sisteme Multimediale, Bachelor Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Sisteme përpunimi të Informacionit, Master Profesional Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Elemente të avancuar të programimit dhe algoritmikës në Java, Master Shkencor AML Informatikë
  • Programimi në Web, Master Shkencor AML Informatikë
  • Sisteme Interneti, Bachelor Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Bazat e Informatikës, Bachelor në Informatikë
  • Aftësi Manexheriale, Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Artikuj shkencorë:

  • Bashkëautore e punimit: “Implementimi i NoSql në rritjen e performancës së shërbimeve të
    bizneseve”, Buletini i Shkencave Natyrore Nr. 24, FSHN, UT, Dhjetor 2017

 

Artikuj konference:

  • Bashkëautore e punimit: “Optimizing data retrieval by using MongoDB with Elasticsearch”
    Konferenca e 3-të Ndërkombëtare mbi Tendencat dhe Aplikimet e Fundit në Shkencën Kompjuterike dhe Teknologjinë e Informacionit , 2018 (RTA-CSIT).
  • Bashkëautore e punimit: “Aplikimet e bazave të dhënave NoSql: Klasifikimet, Karakteristikat
    dhe Krahasimet”, Konferenca e Parë Ndërkombëtare mbi Kërkimet dhe avancimet e reja në
    Shkencën Kompjuterike dhe Teknologjinë e Informacionit (NRA - CSIT), Conference
    Proceedings Book, Vlore, Shqiperi, Korrik 2017.