Misioni kryesor i Masterit Profesional në Informatikë Biznesi është të pajisë studentët me njohuri të gjera rreth sistemeve të ndryshme të informacionit që mbështesin proçeset e biznesit, si dhe mbi aspekte specifike të tyre si siguria, pavarësia nga vendndodhja (p.sh. në aplikime mobile), etj. Qëllimi i tij është të përgatisë specialistë të pajisur me njohuri mbi teknologjitë e fundit informatike që mund të mbështesin shumë proçese biznesi.
Objektivat e programittë studimit përfshijnë:
- Thellimin e njohurive të fituara gjatë ciklit të parë të studimeve Bachelor në Informatikë
- Njohja e studentëve me sisteme të ndryshme informacioni në funksion të situatave reale
- Rritja e aftësive të punës në grup nëpërmjet përfshirjes së studentëve në projekte kursi
- Përmirësimi i aftësive të shkrimit teknik dhe komunikimit të studentëve
- Pajisja e studentëve me njohuri mbi menaxhimin e projekteve të sistemeve informatike
- Përmirësimi i teknikave të punës me bazat e të dhënave si dhe aspekte të tjera rreth tyre (p.sh. sistemet e raportimit)
- Aftësimi i studentëve në lidhje me analizimin e sistemeve të biznesit dhe përmirësimit të tyre nëpërmjet sistemeve të informacionit
Mundesi per punesim
- Si specialist informatike në administratën publike ose në ndërmarrje të ndryshme ekonomike
- Si arkitekt softuare ose zhvillues kryesor në kompani impelementimi zgjidhjesh informatike
- Si arkitekt softuare ose zhvillues kryesor në industrinë e telekomunikacionit, bankare apo shëndetësore
- Si analist sistemesh biznesi në njësi të ndryshme ekonomike
- Si menaxher projektesh të teknologjisë së informacionit