Master i Shkencave në Informatikë

Programi  Masteri Shkencave në Informatikë ka si mision krijimin e specialistëve të kualifikuar të Informatikës, të kompletuar me aftësitë e nevojshme për drejtim. Studentët pajisjen gjithashtu me bazat e punës së kërkimit shkencor, me qëllim që studentët më të mirë të jenë në gjendje të ndjekin studimet e Ciklit të Tretë (doktoraturë) në Informatikë. Studimet e këtij cikli përmbyllen me një mikrotezë që vë në dukje aftësitë e studentit për të aplikuar njohuritë informatike në situata reale biznesi apo shkencore. Në përfundim të këtij programi, studentët duhet të jenë të aftë të punësohen si në industrinë informatike ashtu edhe në akademi.

 

Objektivat e programit  të studimit përfshijnë:

  • Thellimin e njohurive informatike të fituara gjatë studimeve të Ciklit të Parë (bachelor).
  • Analizimi i thelluar i sistemeve të informacionit komplekse që përbëjnë të ashtuquajturën “shoqëri informacioni”.
  • Fitimi i koncepteve të avancuara të informatikës teorike që do u shërbejnë studentëve që zgjedhin të ndjekin një karrierë akademike.
  • Përmirësimi i aftësive të punës në grup të studentëve nëpërmjet projekteve shkollore që simulojnë situata reale
  • Përmirësimi i aftësive përmbledhëse të koncepteve, komunikuese dhe prezantuese për t’i përgatitur studentët me përballjen me një mjedis ndërdisiplinar të gjendur në ambientet e punës.
  • Përmirësimi i aftësive analitike dhe problem zgjidhëse të studentëve.
  • Njohja me bazat e metodologjisë së kërkimit shkencor në informatikë, inkurajuar nëpërmjet shkrimit të një mikroteze shkencore që përmbyll studimet.

 

Mundësitë e punësimit

     Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë:

  • Si specialist informatike në administratën publike ose në ndërmarrje të ndryshme ekonomike
  • Si arkitekt softuare ose zhvillues kryesor në kompani impelementimi zgjidhjesh informatike
  • Si arkitekt softuare ose zhvillues kryesor në industrinë e telekomunikacionit, bankare apo shëndetësore
  • Si menaxher projektesh të teknologjisë së informacionit
  • Si punonjës mësimor-shkencor në institucione akademike
  • Si kërkues shkencor në institute kërkimi shkencor
  • Si administrues rrjetash kompjuterike
  • Si zhvillues sistemesh
  • Si zhvillues software
  • Si mirëmbajtje rrjetash LAN, WAN
  • Si analist sistemesh
Syllabus
Kujdestar Prof. Aspc. Dr. Ana Ktona ([email protected])
No Subject
1
2
3
4
5
Lëndë me zgjedhje II
5.1 Përpunim Imazhi
5.2 Kanalet alternative të
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Dhembi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Koroveshi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta