Prof. Dr. Bujar Seiti
Përgjegjës i Departamentit

Misioni mësimdhënës dhe shkencor i Departamentit të Kimisë, përmblidhet në këto drejtime kryesore:

  1. Përgatitja e kimistëve të aftë për drejtimin e proceseve kimikë në industrinë kimike, si edhe për laboratoret e industrisë kimike, laboratorët mjeksorë, laboratoret e kimisë së mjedisit, etj.
  2. Përgatitja e specialistëve të shkencës së kimisë që mund të punojnë si pedagogë dhe si kërkues në shkollat e larta si edhe ne institucionet e ndryshme kërkimore-shkencore.
  3. Përgatitja e mësuesve të kimisë për shkollat e mesme.
  4. Përgatitja dhe kualifikimi pasuniversitar në nivel master dhe doktorate, i të diplomuarve në degën e kimisë.

 

Objektivat kryesore të Departamentit të Kimisë janë:

  • Përgatitja e specialistëve kimistë të aftë profesionalisht që t’i përgjigjen nivelit bashkëkohor të zhvillimit.
  • Përgatitja e mësuesve të kimisë për shkollat e mesme të aftë profesionalisht dhe me një figure të lartë morale.

 

Programet Mësimore

Bachelor në Kimi
Programi Bachelor ka mision të përgatisë studentët me njohuri të përgjithshme dhe specifike në disiplinat kimike bazë si Kimia e Përgjithshme e Inorganike, Kimia Organike, Kimia Fizike dhe Koloidale, ... Vazhdo leximin...

Bachelor në Kimi Farmaceutike
Programi Bachelor trevjeçar në Kimi Farmaceutike, i ofruar për herë të parë në Shqipëri, është modeluar mbi bazën e kurrikulave të universiteteve më të mira britanike. Ky program i ri nga Departamenti... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në Kimi
Programi i studimit “Master Shkencor” në Kimi ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thella teorike dhe praktike. Studenti fiton njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat... Vazhdo leximin...

Master i Shkencave në Mësuesi në Kimi për arsimin e mesëm të lartë
Programi “Master i Shkencave” në Kimi për mësues kimie në arsimin e mesëm dhe të lartë (AML), ka si mision përgatitjen e studentëve me njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin, njohuri të ... Vazhdo leximin...