Prof.Dr. Spiro Drushku është diplomuar si kimist teknolog në FSHN në vitin 1987 dhe prej atij viti është punonjës i këtij Fakulteti, në Departamentin e Kimisë Industriale. Drejtues i grupit mësimor-shkencor të Teknologjisë Kimike që nga viti 2012 dhe ka patur pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Kimisë Industriale për periudhën 2008-2916. Aktualisht është Dekan i FSHN. Gjithashtu, që nga viti 1992 angazhohet në mësimdhënie si personel akademik i ftuar nga Departamenti i Tekstilit dhe Modës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Është i profilizuar në fushën e Teknologjisë Kimike Organike, si lektor dhe hartues i programeve të kësaj lënde dhe drejtimeve mbështetës të saj, në të tre ciklet e studimeve. I kualifikuar në fushën e studimit dhe trajtimit të lëndëve të djegshme, të materialeve plastike dhe fibrave tekstile, drejtime në të cilat ka mundësuar udhëheqjen e shumë punime të diplomave, mikrotezave si dhe gjashtë Doktoraturave (katër në proces).
Si autor i parë dhe bashkautor është autor i 42 punime shkencore, të botuara në revista vendase dhe të huaja. Ka marrë pjesë, me referime ose postera, në 76 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, në disa prej të cilave ka qenë edhe pjesë e bordit shkencor të tyre.
Është autor dhe bashkëautor i dhjetë teksteve mësimore, që mbulojnë lëndë teorike bazë, praktika laboratorike dhe udhëzues ushtrimesh për studentë të Kimisë Industriale, Bioteknologjisë, Tekstilit dhe Modës. Gjithashtu, është autor i dy monografive ne fushën e studimit të materialeve plastike dhe riciklimit të tyre. Në rolin e koordinatorit ose anëtarit grupit shkencor ka kontribuar në realizimin me sukses të disa projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gradat dhe titujt akademikë
1987: Diplomuar si kimist industrial në FSHN, UT
1992: Merr graden “Kandidat i Shkencave”
1996: Merr graden “Doktor”
2002: Fituar titullin "Prof. As"
2012: Fituar titullin "Profesor
Lëndët:
Tekste mësimore
Monografi
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Raporte Teknike:
Fushat e interesit:
Projekte: