Master i Shkencave në Inxhinieria e Proceseve Kimike

Profili kulturor dhe professional i studentit në përfundim të programit

Specialistë të studimit, projektimit dhe menaxhimit te proçeseve dhe impianteve kimike te industrisë kimike, ushqimore, farmaceutike, letrës, lëkurës etj.

 

Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

  • Njohuri të thelluara inxhinierike per proçeset dhe impiantet e industrise kimike në përgjithësi, proçeset e transferimit te lëvizjes, te nxehtësisë dhe masës etj.
  • Njohuri mbi strukturën kinetike dhe katalitike të organizimit industrial të reaksioneve kimike, vlerësimi dhe optimizmi në përputhje me standardet vendase dhe ato ndërkombëtare, kryesisht ato të Bashkimit Evropian,
  • Njohuri mbi metodologjine e organizuar për matjen, ruajtjen, drejtimin dhe kontrollin automatik të parametrave karakterizues të proçeseve industriale.
  • Në fund të studimeve kandidatët do të jenë të aftë të kryejnë punë kërkimore të pavarur në detyra të ndryshme zbatimi dhe projektimi etj., duke përdorur me lehtësi edhe metodat matematike, informatike dhe statistikore.
  • Kandidatët do të jenë të aftë të shfrytëzojnë me lehtësi literaturën shkencore të fushës në gjuhën angleze, të aplikojne metoda të modelimit dhe simulimit kompjuterik për proçeset dhe impiantet kimike ne tërësi si dhe të shkruajnë dhe komunikojnë në këtë gjuhë.

 

Infrastruktura specifike në dispozicion të programit

  • Grupi mësimor-shkencor i Inxhinierisë Kimike, Teknologjisë Kimike Organike dhe Inorganike, Teknologjisë Ushqimore dhe Bioteknologjisë do të mbështesë programin me tre laboratorët perkates, të pajisur me paisjet eksperimentale të fushës etj.
  • Grupi mësimor-shkencor i Kimise Fizike do të mbështesë këtë program me dy laboratorët e Kinetikës dhe Katalizës, të pajisur me paisjet eksperimentale të fushës etj.
  • Salla kompjuterike pranë Departamentit do të vihet në ndihmë të studentëve për të realizuar modelime dhe simulime inxhinierike sipas programit.
  • Mjediset e tjera kërkimore-mësimore pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore (UT) do të jenë në ndihmë të përmbushjes së këtij programi.
  • Mjediset kërkimore-mësimore pranë Departamentit të Bioteknologjisë (UT) me laboratorin e specializuar për bioinxhinierinë do të jenë në ndihmë të përmbushjes së këtij programi.

 

Mundësitë për punësim

  • Specialistë të operimit inxhinierik, administrimit dhe menaxhimit të impianteve kimike me karakter industrial, ushqimor, mjedisor ne sektore të rëndësishëm të ekonomisë publike dhe private të vendit. ( Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Transportit dhe Industrisë, Ministria e Mjedisit, etj)
  • Specialistë të vlerësimit dhe të projektimit të proçeseve dhe impianteve përpunuese dhe prodhuese me karakter ushqimor dhe industrial ( Laboratore dhe zyra projektimi e menaxhimi të prodhimit dhe të studimit).
  • Specialistë të planifikimit dhe analizimit teknik e inxhinierik te situatave komplekse te projektimit dhe prodhimit ne aspektet mekanike, kimike dhe mjedisore.
  • Specialistë në nivel ekspertesh për modelimin dhe simulimin e proçeseve prodhuese dhe paisjeve teknike e teknologjike.
  • Specialistë për vlerësim dhe monitorimin e aktiviteteve prodhuese në aspektin e vlerësimit të nevojës për optimizmin e proçeseve dhe përmirësimin e kostos së investimeve dhe të prodhimeve kimike, ushqimore dhe industriale në përgjithësi.
  • Asistentë mësimorë-shkencorë, studentë doktorate ose kërkues të tjerë në sistemin e lartë arsimor publik dhe privat që zhvillon lëndë të ngjashme me ato që zhvillohen në këtë program, konkretisht për njohuritë e thelluara inxhinierike për proçeset dhe impiantet e industrisë kimike dhe ushqimore, ato farmaceutike, mekanike në përgjithësi, bilancet specifike të proçeseve të transferimit të lëvizjes, të nxehtësisë dhe masës etj., të organizimit industrial kimik, rivlerësimit dhe optimizmit, mbi metodologjinë e organizuar për matjen, ruajtjen, drejtimin dhe kontrollin automatik të parametrave karakterizues të proçeseve te ndryshme industriale.
  • Specialistë të operacioneve prodhuese dhe projektuese te kompanive publike dhe private.
  • Specialistë për organizma të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare që merren me çështje inxhinierike për çeshtjet që janë pjesë përbërëse e këtij programi.
Syllabuse