Bachelor Kimi Industriale e Mjedisore

Në përfundim të programit studentet do të kenë përfunduar profilin kulturor:

  • me një kulture te përgjithëshme dhe profesionale në fushën e Kimisë e Teknologjisë Kimike, ku gjenden të konkretizuara njohuritë fondamentale të marra në vitet e para të studimit me informacione teknologjike e inxhinierike ne vijim;
  • me nje kulture te pergjitheshme dhe profesionale ne fushen e Teknologjive Kimike Organike e Inorganike, ku jane perfshire teknologji te prodhimit të materialeve të ndërtimit, materialeve polimerike, lëndët e djegshme e mundësi të përpunimit e shndërrimit të tyre, parë nga aspekte teknologjike e mjedisore;
  • me nje kulture te pergjitheshme dhe profesionale ne fushen e projektimit e ekonomise se proceseve , bashkeshoqëruar me informacionin aktualisht mjaft të kërkuar në lidhje me vlerësimin e cilësisë së produkteve të industrisë kimike.

Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin:

Profili karakterizohet nga njohuri te pergjithshme dhe specifike për drejtimin e studimit në Matematikë, Fizikë, Vizatim Teknik, Informatike dhe Shkencat e Natyrës. Krahas tyre, në kuadrin e formimit të përgjithshmë karakterizues të programit të studimit, në kurikula në cilësinë e lëndëve të integruara me progranmin përfshihen njohuri te pergjithshme nga Kimia e përgjithshme e Inorganike, Kimia Organike, Kimia Fizike dhe Koloidale, Kimia Analitike, etj. Njohurite e marra gjate ketij programi shkollimi se bashku me lendet e profilit Procese e aparate, Bazat e teknologjisë kimike, Lëndët e djegshme , Kimia Industriale 1 dhe 2, e lëndë të tjera të karakterit inxhinierik ndihmojnë studentin për formimin e tij të mëtejshëm si një Kimist Industrial.

 

Infrastruktura në dispozicion të programit
Informacion lidhur me: auditorët, laboratorët e duhur, bibliotekën, mjetet kompjuterike etj.

  • Grupet mësimore-shkencore të teknologjisë kimike organike dhe inorganike, të inxhinierisë se proceseve kimike, ku gjenden të integruar plotësisht përvoja brenda dhe jashtë vendit, mosha, kualifikimi dhe profilizimi përbëjnë një garanci për mbështetjen e realizimin këtij programi studimi.
  • Grupet mësimore-shkencore të Departamenteve të tjera bashkepunuese brenda dhe jastë Fakultetit kanë orfuar pranë departamentit pedagogët më me përvojë, për të siguruar në këtë mënyrë kontributin e plotë të lëndëve të integruara me programin e studimit në Kimi Industriale e Mjedisore.
  • Mjediset kërkimore-mësimore pranë Departamentit të Kimisë Industriale do të jenë në ndihmë të përmbushjes së këtij programi. Departamenti ka në dispozicion një nukër të konsiderueshëm laboratoresh, që për disa specifika konsiderohen edhe unikal.
  • Për studimin e analizimin e materialeve të ndertimit funksionon laboratori i Teknologjisë Kimike Inorganike, ku në dispozicion jane krahas aparaturave e pajisjeve analitike dhe skema mikropilot te studimit të materiale sulfrore e elektrolizës.
  • Lëndet e djegshme e ennrgjia, perpunimi i naftës e qymyreve demonstrohen ne Laboratorin e teknologjise kimime organike, të pajisura totalisht me aparatura mikroplot të perpunimit të naftës.
  • Krahas tij, për analizimin cilësor dhe vlerësimin nënprodukteve është ngritur i ri laboratorii analizës teknike me aparatura te reja e bashkëkohore.
  • Në funksion të formimit mjedisor të studentëve në dispozicion është laboratori i studimit dhe riciklimit të materialeve plastike, i pajisur me aparatura analitike dhe pajisje të karakterit industrial të riciklimit.
  • Salla kompjuterike pranë Departamentit është në ndihmë të studentëve diplomantë, por mund të përdoret për realizimin e punëve laboratorike me karakter llogaritës inxhinierik.
Syllabuse