Master i Shkencave në Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore

Profili kulturor dhe profesional i studentit në përfundim të programit:

  • Specialistë të formuar në fushën e Shkencave dhe Teknologjive Ushqimore.
  • Specialistë në menaxhimin e lëndëve të para dhe përpunimin e tyre në industritë ushqimore, të aftë për të drejtuar teknologjitë moderne ushqimore dhe proceset industriale brënda linjave teknologjike.
  • Specialistë të proceseve enzimatike në Industrinë Ushqimore, që kryhen me veprimin e mikroorganizmave me rëndësi industriale.
  • Specialistë të analizave të produkteve ushqimore, të aftë për të punuar në laboratorët ku kryhen analiza të lëndëve të para dhe produkteve.
  • Specialistë të vlerësimit të sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore dhe njohës të mirë të funksionimit të sistemeve të vlerësimit, të mirëinformuar për Ligjin e Ushqimit dhe zbatimin e tij në praktikë.


Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

  • Njohuri të thelluara të në proceset e prodhimit të produkteve ushqimore
  • Njohuri të thelluara në proceset bioteknologjike ushqimore
  • Njohës të mirë të metodave klasike dhe instrumentale në Analitikën Ushqimore si dhe teknikave molekulare të aplikuara në Industritë Ushqimore.
  • Njohuri të thelluara për sistemet e vlerësimit të sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore – Certifikimin- ISO, HACCP dhe Akreditimin në industritë ushqimore
  • Njohuri të plota për Sistemin “ Paketim” në industritë ushqimore
  • Njohuri për ndotjet dhe ndotësit e produkteve ushqimore, për menaxhimin dhe reduktimin e tyre.
  • Njohuri të thelluara në enzimologji, bioinxhinjeri dhe modelimin e simulimin e proceseve.
  • Njohuri në Statistikën e aplikuar, programet kompjuterike dhe përdorimin e internetit.
  • Njohuri të thelluara në Gjuhën Angleze në përgjithësi dhe në atë të profesionit, për të qënë të aftë të komunikojnë, të përdorin gjuhën e shkruar dhe të shfrytëzojnë më efektivitet literaturën bashkëkohore shkencore në Anglisht.
  • Organizmi i ciklit të dytë: disiplinat e specialitetit dhe punimi i diplomës do t’i mësojnë studentët të zgjidhin në mënyrë të pavarur detyra të rëndësishme të prodhimit, të aftësohen në fushën e analizave dhe të jenë të suksesshëm edhe në punën kërkimore shkencore.

 

Infrastruktura specifike në dispozicion të programit
Grupi mësimor-shkencor i teknologjisë ushqimore do te mbeshtese programin me laboratorët e Analizave Ushqimore. Edhe laboratori i mikrobiologjise i Departamentit do te jete ne sherbim te studenteve.

  • Grupi mësimor-shkencor i inxhinierisë kimike do të mbështesë programin me laboratorin e proceseve dhe me kabinetin kompjuterik të simulimit të proceseve;
  • Grupi mësimor-shkencor i departamentit të bioteknologjise do të mbështesë programin me laboratoret e mikrobiologjise e teknikave molekulare
  • Mjediset mësimore dhe ato kërkimore shkencore te teknologjise ushqimore dhe mikrobiologjise ushqimore pranë Departamentit të Kimisë Industriale (UT) do të jenë plotësisht në mbështetje të këtj programi.
  • Grupi mësimor-shkencor i kimisë fizike do të mbështesë programin ne lenden e biosensoreve
  • Mjediset kërkimore-mësimore pranë Departamentit të Kimisë Industriale (UT) do të jenë në ndihmë të përmbushjes së këtij programi.
  • Laboratorët, Salla kompjuterike pranë Departamentit, si dhe mjetet vizuale që disponohen në Departament do të vihen në shërbim të studentëve diplomantë, etj.

 

Mundësitë për punësim

  • Industria Ushqimore në vendin tonë karakterizohet nga një zhvillim i vrullshëm. Kompanitë shqiptare të prodhimeve ushqimore janë shtuar, zgjeruar dhe kanë rritur dukshëm prodhimin vendas. Edhe kompani të huaja operojnë në tregun shqiptar në kooperim edhe me biznesin vendas. Suksesi i tyre në ekonominë e tregut është i lidhur me punësimin e specialistëve të mirëfilltë të kësaj fushe. Specialistët e përgatitur në ciklin e dytë do të punësohen në drejtimin e këtyre kompanive, në drejtimin e linjave të vecanta të prodhimit apo edhe në kompani prodhuese të produkteve që përdoren në industritë ushqimore, psh ambalazhet për industritë ushqimore.
  • Siguria e cilësia e produkteve ushqimore kontrollohet në laboratorët e prodhimit, ose në laboratorët e institucioneve qe janë përgjegjës për to, si Instituti i Kerkimeve Veterinare dhe Ushqimit, Instituti i Shëndetit Publik, Institucionet që merren me certifikimin dhe akreditimin, ligjishmerinë, mjedisin, dhe qe varen nga Kryeministria apo Ministritë e linjës. Kandidatët do të jenë të suksesshëm si të punësuar në këto institucione.
  • Mundësi për punësim ka në strukturat e Bashkive, Komunave, Laboratorët e doganave per kontrollin e produkteve ushqimore qe importohen apo edhe që shkojnë për eksport- produkte me origjinë lëndë bimore apo lëndë shtazore, etj.
  • Kandidatët me rezultate të larta mund të punësohen në Arësimin e Lartë publik e privat si edhe në Institucionet Kerkimore e Shkencore.
  • Strukturimi aktual do ti ndihmojë studentët që do të duan të punësohen jashtë, për të gjetur punë në sektorë të industrisë ushqimore, por edhe të ekuivalentojnë lehtësisht diplomat apo transferojnë kreditet.
Syllabus