Aurel Nuro ka lindur në Ersekë më 02.01.1977. Në periudhën 1997-2002 mbaron studimet e shkollës së lartë në degën “Kimi e Përgjithshme” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Nga viti 2002 e në vazhdim punon si Lektor dhe Punonjës Kërkimor në grup lëndën e Kimisë Organike pranë Departamentit të Kimisë në FSHN, UT. Në periudhën 2002-2004 kryen studimet në Shkollën Pas-Universitare “Analiza e Lëndës me Metoda Instrumentale” pranë Departamentit Kimi, FShN, UT. Merr diplomën “Master i Shkencave”. Në periudhën 2005-2008 kryen studimet e doktoraturës pranë Departamentit Kimi, FSHN, UT. Ka fituar titullin “Docent” (2010), “Profesor i Asociuar” (2012) dhe "Profesor" (2021). Fushat kryesore të kërkimit për të janë: Kimia organike, Analiza organike, Kromatografia, Vajrat esenciale, Ndotja e mjedisit, Kontrolli i ushqimit, Ekotoksikologjia, etj. Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka udhëhequr mbi 180 diploma dhe mikroteza në degët Kimi, Kimi Ushqimore e Industriale, etj. Ka marrë pjesë në më shumë se 75 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Publikimet e tij përfshijnë artikuj në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, libra, etj (mbi 170 në total). Punimet e tij janë cituar në literaturën shkencore brenda dhe jashtë vendit.
a) Libra
b) Artikuj Shkencorë në Revista Shkencore Ndërkombëtare
c) Artikuj Shkencorë në Revista Shkencore Kombëtare
d) Artikuj Shkencorë botuar në “Procecedig Book On-Line”
b) Artikuj Shkencorë botuar në “Procecedig Book” të Konferencave Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare