Prof. Asoc. Dr. Shaniko Pepa (Allajbeu) u diplomua në vitin 2012 në Kimi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Prej vitit 2017 ajo është pedagoge me kohë të plotë pranë këtij Fakulteti, vit ku dhe ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave (PhD) në Kimi me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Pranvera Lazo (FSHN, UT) dhe Prof. Dr. Marina Frontasyeva (Joint Institute for Nuclear Research in Dubna, Rusi). Në vitin 2024 ka marrë titullin akademik "Profesor i Asociuar"
Prej datës 07 Qershor 2017 është bashkëthemeluese e Akademisë së të Rinjve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Fusha e saj kërkimore- shkencore lidhet me biomonitorimin e ndotjes së ajrit, ku Shaniko është anëtare e projektit ndërkombëtar "ICP Vegetation" që prej vitit 2013.
Ajo ka një përvojë të pasur në kërkimin shkencor ku ka 15 publikime në revista shkencore, 11 nga të cilat te indeksuara ne SCOPUS dhe/ose në JCR dhe ka marrë pjesë në 29 konferenca ndërkombëtare dhe kombëtare të lidhura me fushën e biomonitorimit.. Shaniko është autor i një libri të publikuar ne SPRINGER në 2021.
Gradat dhe titujt akademikë
Lëndët:
Fushat e interesit:
Projekte
Raport vjetore:
Publikime shkencore:
Kapitull libri në Springer
Liber në Springer
Pjesëmarrje në konferenca:
Informacion shtesë