Master i Shkencave në "Kimi"

Programi i studimit “Master Shkencor” në Kimi ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri të thella teorike dhe praktike. Studenti fiton njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat: Kimi Inorganike, Kimi Organike, Kimi Analitike, Kimi Fizike ekoloidale, Dukuri Sipërfaqësore, etj. Nëpërmjet lëndëve të veçanta me zgjedhje synohet pajisja e studentëve me njohuri në fusha specifike të kimisë që kërkohen nga zhvillimet e sotme në degë të ndryshme të ekonomisë duke shtuar mundësitë e punësimit.
 

Objektivat specifikë të programit të studimit janë:

Përgatitja e Studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat: Kimi Inorganike, Kimi Organike, Kimi Analitike, Kimi Fizike, Kimi Fizike, Dukuri Sipërfaqësore, et.j

  • Konsolidimi i mjaft njohurive praktike nëpërmjet seancave laboratorike dhe gjatë punimit të mikrotezës.
  • Thellimi i njohurive mbi përpunimin e informacionit, shkrimin e akademik si dhe aftëstë e prezantimit të dijeve në publik.
  • Aftësimi i studentëve në përdorimin e teknika të përpunimit statistikor të rezultateve analitike, në optimizmin e metodave analitike instrumentale dhe të kryerjen e analizave kimike nëpërmjet aparaturave specifike krahas atyre bazë të një laboratori kimik.

Ky formim i lejon të diplomuarit që të orientohet mjaft mirë në tregun e punës si dhe në kualifikimin e tij të mëtejshëm.

Planet Mësimore
MSH Kimi 19-21.pdf 13.07.2021
MSH Kimi 18-20.pdf 13.07.2021
Syllabuse