Misioni i departamentit të Matematikës është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e matematikës, të matematikë-informatikës, mësimdhënies së matematikës dhe në fusha të ndryshme ku aplikohen njohuritë matematike, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si dhe mbështetjen shkencore-kërkimore duke ndjekur zhvillimet bashkëkohore të shkencës dhe mbarë shoqërisë.
Objektivat e Departamentit të Matematikës.
Në bazë të objektivave të përgjithshme të Fakultetit të Shkencave Natyrore, të cilat janë mbështetur në politikat e ndjekura gjatë zhvillimit të arsimit në vendin tonë, DM ka përcaktuar si objektiva afatshkurtra:
- përgatitjen e specialistëve në fushën e matematikës dhe matematikë-informatikë që të jenë të aftë për veprimtari kërkimore-shkencore dhe për aplikime të matematikës në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë duke ju përgjigjur me kompetencë ndryshimeve të shpejta dhe zhvillimeve të teknologjisë.
- përgatitjen e lartë të mësuesve të matematikës për shkollat e mesme si nga ana shkencore ashtu dhe nga ana profesionale e mësimdhënies, të aftë për t'ju përgjigjur sfidave të arsimit dhe shoqërisë.
- rritjen e nivelit të cilësisë së mësimdhënies nga ana e stafit pedagogjik për të mbështetur të mësuarit aktiv dhe logjik dhe të menduarin kritik tek studentët për të rritur cilësinë dhe jetëgjatësinë e përvetësimit të njohurive
- kualifikimin e vazhdueshëm shkencor të stafit pedagogjik dhe përmirësimin e teknikave të mësimdhënies
- përshtatjen e vazhdueshme të programeve të studimit të ofruara me nevojat e tregut të brendshëm dhe të huaj