Historiku i Departamentit ë Matematikës së Aplikuar, FSHN
Deri në fund të vitit 2013, historiku I Departamentit tonë përputhet me atë të Departamentit të Matematikës, Fakulteti I Shkencave të Natyrës, prej të cilit doli pjesa kryesore e Departamentit të Matematikës së Aplikuar, si dhe me atë të Departamentit aktual “Statistikëdhe Informatikë e Zbatuar”, FE, UT.
Departamenti I Matematikës së Aplikuar u krijua, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Janar 2014. Fillimisht ai kishte në përbërjen e tij dy grupe mësimore-shkencore të shkëputura nga Departamenti i Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (Grupi Probabilitet e Statistikë dhe grupi Analizë Numerike dhe Optimizim) me 9 pedagogë si dhegrupi mësimor-kërkimor i Matematikës, prej 7 pedagogësh i shkëputur nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Stafi i këtij Departamenti duhej të mbulonte lëndët matematike në dy Fakultete, atë të Shkencave të Natyrës dhe në Fakultetin e ekonomisë
Në prill të vitit 2018, pedagogët e Departamentit tonë që ishin angazhuar në Fakultetin e Ekonomisë u kthyen në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar, në Fakultetin e Ekonomisë.
Aktualisht, Departamenti ynë ka 13 punonjës efektivë, 12 staf akademik (1 Profesor, 1 Prof.Asoc. 5 Doktorë Shkencash dhe 5 Asistentë Lektorë) dhe 1 staf ndihmës akademik dhe mbulon lëndët e drejtimeve të Matematikës së Aplikuar në Programet e IMI-t dhe në programet e tjera të Fakultetit të Shkencave të natyrës.
Përgjegjësit e Departamentit gjatë kësaj periudhe katër vjeçare: F.Hoxha (2014-2015), (2016- tani), Eglantina Kalluçi (2015-2016).
Struktura e Departamentit
Departamenti I Matematikës së Aplikuar përbëhet nga dy grupe mësimore-shkencore:
1. Grupi i Analizës Numerike dhe Optimizimit
2. Grupi i Probabilitetit dhe Statistikës.
Diplomat
Departamenti I Matematikës së Aplikuar mbulon Programet e Ciklit të tretë (Doktoratura) në dy shkolla Doktoratash:
Gjatë këtyre tre viteve të ekzistencës së tij, Departamenti I Matematikës së Aplikuar ka organizuar 3 Konferenca, 2 ndërkombëtare (SPNA2014 dhe SPNA2015) dhe një Kombëtare (AKMA2016) të mbështetura nga Projekte të Kërkimit Shkencor të financuara nga Fakulteti I Shkencave të Natyrës, Universiteti I Tiranës.