Dr. Amanda Zeqiri është pjesë e stafit akademik të brendshëm në Departamentin e Matematikës së Aplikuar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës që prej vitit 2014 dhe e angazhuar fillimisht si pedagoge e jashtme në FSHN përgjatë viteve 2011-2013. Ajo është pjesë e grupit mësimor-shkencor "Analizë Numerike dhe Optimizim" që është dhe fusha e interesit të kërkimit të saj shkencor. Në vitin 2021 fitoi gradën Doktor i Shkencave me disertacionin “Nënhapësirat Krylov dhe zbatime" në fushën “Analizë Numerike dhe Ekuacione Diferenciale” në Universitetin Politeknik të Tiranës. Që prej vitit 2011, Dr. Amanda Zeqiri është angazhuar në mësimdhënie edhe në disa fakultete të tjera shtetërore apo private, brenda dhe jashtë vendit.
Gradat dhe titujt akademikë
DNP (Diplomë e Nivelit të Parë) në Inxhinieri Matematike & Informatike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2009)
DND (Diplomë e Nivelit të Dytë ose Master I Shkencave ) në Inxhinieri Matematike & Informatike, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2011)
Grada “Doktor i Shkencave”, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës (2021)
Lëndët:
Artikuj shkencorë:
Konferenca Shkencore:
Fushat e interesit:
Projekte: