Dr. Eva Noka

Eva Noka është pjesë e stafit akademik të Dr. Fakultetit të Shkencave të Natyrës që nga viti 1998, kur përfundoi studimet e larta në degën “Matematikë 5-vjeçare” pranë këtij fakulteti. Në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor u orientua në fushën e Kërkimeve Operacionale. Në këtë drejtim kreu dhe Shkollën Pasuniversitare në FSHN, në vitin 2008. Në vitin 2016 mori gradën Doktor me disertacionin me temë: “Analiza matematikore e rrjetave sociale: struktura dhe vetitë teorike të rrjetave sociale shqiptare” në FSHN. Studimi i sistemeve komplekse, ku përfshihen dhe sistemet sociale, nëpërmjet shkencës së rrjetave përbën fushën kryesore në vijim të kërkimit shkencor. Aktualisht është lektore pranë Departamentit të Matematikës së Aplikuar në FSHN të UT.

Gradat dhe titujt akademikë

Matematikan, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1998)

Studime pasuniversitare (SHPU) në drejtimin Kërkime Operacionale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2008)

Doktor i Shkencave, Departamenti i Matematikës së Aplikuar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (2016)

Lëndët:

  • Grafe, Bachelor TIK, Informatikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike.
  • Kërkime Operacionale, Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike dhe Informatike
  • Optimizim dhe Softe, Master i Shkencave në Inxhinieri Matematike dhe Informatike

Artikuj shkencorë:

  • Noka (Jani) E., Hoxha F. (2016). Statistical analysis of Albanian mobile phone communication networks. Journal of Natural and Technical Sciences (JNTS) , Vol. XX (2), pp. 3-16
  • Noka (Jani) E., Hoxha F. (2016). Comparative Analysis of the Structural and Weighted Properties in Albanian Social Networks. Journal of Multidisciplinary Engineering Science and Technology (JMEST) ISSN: 3159-0040 Vol. 3, Issue 4, April–2016

Artikuj konference:

  • Noka (Jani) E., Xhaja E. (2011). Real networks; Albanian Scientific Collaboration Network. In Proceeding of the 1st International Symposium on Computing in Informatics and Mathematics (ISCIM 2011), pp 257-265, ISBN 978-9928-4044-8-0.
  • Noka (Jani) E. (2014). Vertex degree distribution in mobile call networks. In Proceeding of the International Conference on Statistics, Probability & Numerical Analysis, SPNA 2014. pp. 76-81, ISBN 978-9928-4252-4-9.


 

Fushat e interesit:

  • Rrjetat komplekse