Bachelor Inxhinieri Matematike dhe Informatike

Programi i studimit “Bachelor” në IMI ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri në fushën e matematikës së aplikuar, në shkencat kompjuterike dhe informatikë të nevojshme për studime më të thelluara në ciklet pasardhëse të studimit, të formojë specialistë me kompetenca në  në fushën e matematikës së aplikuar si në probabilitet, statistikë, analizë numerike ,kërkim operacional etj. në përdorimin  e softwareve dhe programim në fusha të ndryshme të ekonomisë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës.

 

Objektivat të programit të studimit përfshijnë:

  • përgatitjen shkencore të studentëve në fushat bazë të matematikës së aplikuar dhe në shkencat kompjuterike duke siguruar mundësi për progres të mëtejshëm në studimet e tyre
  • përgatitjen profesionale të studentëve në aplikim e njohurive të matematikës së aplikuar, probabilitet, statistikë, analizë numerike, kërkim operacional,  dhe në përdorimin e softeve, programim, menaxhim të dhënash dhe modelim në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë, të gatshëm të hyjnë në tregun e punës
  • aftësimin e studentëve për të analizuar faktet në situata të ndryshme,
  • aftësimin për të informuar me shkrim në mënyrë të përsosur,
  • zgjerimin e kulturës për të aftësuar studentët me mënyra të reja të të menduarit, koncepturarit të situatave dhe zgjidhjes së problemeve,
  • zhvillimin e aftësisë së studentëve për të menduar në mënyrë kritike, për të qënë të suksesshëm në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë dhe për t`u bërë pjestarë të dobishëm të komunitetit në zhvillimet e tij demokratike.
  • njohjen e tyre me teknologjitë e reja,
  • rritjen e aftësisë së studentëve për të përditësuar dijet e tyre në matematikë, informatikë apo statistikë dhe për t'u përshtatur me tregun e punës që është gjithnjë në ndryshim.

 

Mundësitë e punësimit
Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë:

  • Si  specialist në administratën publike,
  • Në ambientet informatike apo të teknologjisë së informacionit
  • Në institucionet bankare,
  • Në ndërmarrje të ndryshme ekonomike falë njohurive që ka në modelime dhe optimizime.
Syllabuse