Master Profesional në Inxhinieri Matematike dhe Informatike

Programi i studimit “Master Profesional” në IMI ka si mision kryesor.t`i përgatisë studentët me një kulturë bazë matematike të mjaftueshme në gruplëndët e statistikës dhe në gruplëndët e analizës numerike, optimizimit dhe me aftësi praktike për të programuar në gjuhët bazë të programimit për të formuar specialistë të lartë në fushën e inxhinierise matematike dhe informatike me njohuri te thella profesionale per shume aplikime te matematikes ne fushat e reja të teknologjise së informacionit që të jenë të aftë të hyjnë menjëherë në tregun e punës.

 Objektivat të programit të studimit përfshijnë:

  • përgatitjen shkencore të studentëve në drejtimet e matematikës së aplikuar, Analizës, Algjebrës,Probabilitet- Statistikës dhe të Analizës Numerike,
  • përgatitjen profesionale të studentëve në përdorimin e software që përdoren aktualisht ne statistikë, në programim, në menaxhimin e të dhënave, në teknikat e organizimit të sondazheve, në metodat numerike e të optimizimit në fusha të ndryshme të ekonomisë duke hyrë menjëherë në tregun e punës
  • përgatitjen e studentëve në programim dhe aplikacione kompjuterike, mesimdhenie, përgatitje te larte profesionale e ndërthurur kjo me praktiken.
  • aftësimin e studentëve për të analizuar faktet në situata të ndryshme, të punojnë në grup dhe ta drejtojnë atë
  • aftësimin për të informuar me shkrim në mënyrë të përsosur,
  • zgjerimin e kulturës për të aftësuar studentët me mënyra të reja të të menduarit, koncepturarit të situatave dhe zgjidhjes së problemeve,
  • zhvillimin e aftësisë së studentëve për të menduar në mënyrë kritike, për të qënë të suksesshëm në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë dhe për t`u bërë pjestarë të dobishëm të komunitetit në zhvillimet e tij demokratike.
  • njohjen e tyre me teknologjitë e reja, metodologjinë e kërkimit dhe të përdorimit të metodave statistikore e operacionale për studimin e fenomeneve në ekonomi dhe shoqëri.
  • rritjen e aftësisë së studentëve për të përditësuar dijet e tyre në inxhinieri matematike dhe informatike, informatikë dhe teknologji informacioni për t'u përshtatur me tregun e punës që është gjithnjë në ndryshim.

Mundësitë e punësimit
Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë:

  • Inxhinier informatike ne kompani te ndryshme private
  • Si specialistë në Institucione financiare publike e private, te tilla si: banka, institute kërkimi dhe menaxhimi
  • Si analist risku, ekspert i pavarur
Syllabus
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Dhembi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta
Nr Lënda
1 Jezuina Koroveshi, Ana Koroveshi
2 Suela Maxhelaku, Alda Kika
3 Silvana Greca, Anxhela Kosta