Dr. Rigena Sema ka përfunduar studimet universitare në Matematikë pranë Departamentit të Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1999-2004). Aktualisht është Lektore e parë në grupin e Algjebër dhe Tepri e numrave pranë Departamentit të Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës,Universiteti i Tiranës (2004-vazhdim). Ajo mban gradën Doktor i Shkencave që prej Janar 2015. Fushat e saj të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor përfshijnë :Algjebër lineare, Algjebër Abstrakte dhe Zbatime të Algjebrës.
Gradat dhe titujt akademikë
Janar 2015 Gradë shkencore : “Doktor” në Analizë dhe Algjebër
Departamenti i Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Blv. Zog I, Tiranë
Tema e mbrojtur:: “RELACIONET E GREEN-IT DHE PËRGJITHËSIMET E IDEALEVE NË UNAZA E PËRGJITHËSIME TË TYRE”.
Korrik 2008 Master i shkencave në Algjebër
Studime Master të Nivelit të Dytë në Matematikë, drejtimi Algjebër,pranë Departamentit të Matematikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Blv. Zog I, Tiranë
Tema e diplomimit: “DISA KATEGORI PJESTIMI TË NJË GJYSMËGRUPI”
Korrik 2004 Diplomë: Matematikan
Studime universitare pranë Departamentit të Matematikës (profili 5-vjeçar), Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Blv. Zog I, Tiranë
Tema e diplomimit: “FUSHAT E FUNDME” .
Lëndët:
Artikuj shkencorë:
Artikuj konference:
Fushat e interesit: